LIFE STYLE

Parandalimi i sëmundjeve, vizitat dhe kontrollet që duhet kryeni sipas moshës

08:06 - 15.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ola Mitre

Të parandalosh është më mirë se të kurosh”. Kjo është një nga frazat më të shpeshta që dëgjon nga punonjësit e sistemit shëndetësor, megjithatë jo gjithmonë bëjmë aq sa duhet. Ndërkohë që në shumicën e rasteve, sëmundje të ndryshme kapen në fazë tejet të avancuar. Në këto kushte, specialistët e shëndetit rekomandojnë një sërë masash parandaluese, të cilat ulin ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të caktuara.
Aktiviteti fizik
Sipas specialistëve, veprimi më i rëndësishëm që duhet ndërmarrë për të parandaluar sëmundjet është aktiviteti fizik. “Aktiviteti fizik parandalon një listë të gjatë sëmundjesh kronike ose sëmundje të rënda që sjellin paaftësi, madje edhe vdekjen, duke përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës, tensionin e lartë të gjakut, sëmundjet vaskulare, diabetin, obezitetin dhe osteoporozën. Aktiviteti fizik gjithashtu parandalon sëmundje të shëndetit mendor, ndër të cilat depresionin, ankthin dhe stresin”, shpjegojnë mjekët.


Veset
Stili i jetesës dhe veset janë një problem  tjetër global që rëndojnë dhe shkaktojnë sëmundje. “Sjellja më negative ndaj shëndetit është pirja e duhanit. Pirja e duhanit kontribuon në zhvillimin e pothuajse të gjitha sëmundjeve, sidomos kancerit, sëmundjet e zemrës, tensionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë, diabetit dhe astmës. Një masë tjetër parandaluese është praktika e “seksit të sigurt”, veçanërisht përdorimi i kontracepsionit (kondomet) për të parandaluar përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme”, rekomandojnë specialistët.

Kontrollet te mjeku
Çdo person ka rreziqe të ndryshme të sëmundjeve bazuar në gjenezë dhe histori të tjera shëndetësore, prandaj rekomandimet janë të ndryshme për çdo individ. Megjithatë, mjekët dhe profesionistët e shëndetit janë të trajnuar për të njohur, trajtuar dhe për të parandaluar sëmundjet e për pasojë rekomandohen vizitat e rregullta te mjeku. Po ashtu, duhet të kryhet çdo vit një check-up, ku përfshihet një numër analizash, të cilat mund t’i gjeni në tabelën bashkëngjitur këtij shkrimi. Po ashtu, duhet kryer një kontroll vjetor dentar, ndërkohë që për femrat rekomandohen edhe disa kontrolle të veçanta. Këtu përfshihet: Vetëkontrolli mujor i gjirit, pap-testi vjetor, vizita te gjinekologu pas moshës 18-vjeçare ose kur ka filluar aktivitetin seksual si dhe mamografia fillimisht prej moshës 40 vjeç e nëse ka rrezik të lartë prej, moshës 35 vjeç. Ndër kontrollet që duhet të ketë parasysh çdokush përfshihet edhe kolonoskopia fillimisht prej moshës 40 vjeç e nëse ka rrezik të lartë prej moshës 35 vjeç si dhe EKG, siç rekomandohet nga mjeku juaj primar.
Të ushqyerit
Sipas mjekëve, edhe pse mund të duket sikur rekomandimet dietike ndryshojnë shpesh, rezultatet janë konsistente: Duke marrë burime të mjaftueshme të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë nëpërmjet ushqimeve është mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.