LIFE STYLE

Studimi, vetëm 15 minuta ushtrime në ditë zgjatin jetën me 3 vjet

08:10 - 15.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shëtitja është e mjaftueshme që të ndjejmë efektet pozitive të aktivitetit fizik. Edhe nëse ushtrohemi vetëm 15 minuta në ditë, kjo do të zgjatë jetën tonë me tre vjet. Nuk është e nevojshme që ushtrimet të jenë të lodhshme, madje edhe shëtitja me një ritëm pak më të shpejtë është e mjaftueshme. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën “The Lancet”. Studiuesit e Universitetit të Teksasit në SHBA pohojnë se sa më shumë ushtrime të bëjmë, aq më të mëdha janë shanset për të jetuar më gjatë. Ushtrimet e lehta, të bëra çdo ditë, mund të zgjatin jetëgjatësinë me 4 vjet. Regjimi i ri prej 15 minutash, i cili po këshillohet së fundmi nga specialistët është më lehtë i realizueshëm se sugjerimet e mëparshme. Në studimin e ri, studiuesit vëzhguan gjendjen e 410 mijë personave për një periudhë kohore prej 8 vitesh. 54% e pjesëmarrësve kryenin më pak se një orë aktivitet fizik çdo ditë dhe u klasifikuan si joaktivë, ndërkohë që ata pjesëmarrës që kryenin ushtrime më të lehta siç mund të jetë 15 minuta ecje çdo ditë ose 92 minuta në javë, kishin ulur rrezikshmërinë e vdekjes me 14%.





Shëndeti, çfarë sporti të zgjedhim dhe në çfarë mase
Sipas këshillave më të reja që japin specialistët, në fushën e sportit duhet të ruhen disa parime bazë, në mënyrë që sporti të ketë ndikim pozitiv në shëndetin tonë. Sporti nuk është thjesht lëvizje. Vetëm nëse ju e praktikoni dhe e përdorni në mënyrë të drejtë, do të arrini rezultatet e kërkuara: kushte të mira fizike dhe gjendje të mirë shpirtërore. Më poshtë ne ju japim disa këshilla të vlefshme që ju të zgjidhni atë që është e përshtatshme për ju dhe fëmijët tuaj.
Bëni sport çdo javë. Çdo person i moshuar që nuk vuan nga ndonjë sëmundje duhet të bëjë sport të paktën 2 orë e gjysmë në javë, duke plotësuar veprimtari fizike me një intensitet të ngadalshëm, siç mund të jetë ecja e shpejtë. Nëse dëshironi sportet më intensive si vrapi apo noti, atëherë koha e kaluar në pishinë ose në një shesh duhet të jetë të paktën 1 orë e 15 minuta në javë. Veprimtaria fizike mund të jetë e përcaktuar në mënyrë të tillë që zgjatja e stërvitjeve të jetë më tepër se 10 minuta.
Duhet të jeni më ambiciozë. Që të arrini benefite për shëndetin tuaj, duhet të bëni sport, madje edhe më tepër. Pesë orë stërvitje intensive me një kohëzgjatje prej dy orë e gjysmë janë sasia optimale e sportit për shëndetin tuaj. Kështu pohojnë specialistët.
Tendosni muskujt. Stërvitjet e forta me intensitet të ulët apo të lartë do të mbrojnë si muskujt, ashtu edhe shëndetin tuaj. Ushtrimet fizike mund t’ju marrin dy ose më tepër orë në javë, ndërkohë që duhet të përfshijnë të gjitha llojet e muskujve: gjoks, kurriz, shpatulla si dhe gjymtyrët e sipërme e ato të poshtme. Ushtrimet e forta mund të bëhen me pesha të lira, me aparatura të posaçme, ose vetëm me trupin tuaj.
Mos u justifikoni me moshën tuaj. Nuk ekziston një moshë e përcaktuar për sportin. Edhe personat më të vjetër në moshë duhet të përpiqen të mbajnë një formë sportive, nëse kjo është e mundur. Ata që janë më të rrezikuar për t’u prekur nga një frakturë ose dëmtime duhet të kryejnë ushtrime që përmirësojnë ekuilibrin e tyre.
Sporti zbavit dhe bën më të shëndetshëm edhe fëmijët. Ata duhet të bëjnë sport çdo ditë. Aktiviteti fizik tek fëmijët duhet të përbëhet nga aktivitete sportive intensive, të paktën tri herë në javë. E preferueshme është që aktiviteti i tyre të përbëhet nga ushtrime që mbrojnë sistemin kockor si: vrapi dhe kërcimi në litar. Gjithashtu, preferohen ushtrime që zhvillojnë muskujt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.