Kryesore

Rama-Basha pranë dështimit? Marrëveshja peng i datës së zgjedhjeve

21:07 - 16.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas një dite të gjatë negociatash mbi paketën e propozimeve McAllister+, që parashikon disa ministra të rinj në qeveri, një zv.kryeministër teknik dhe identifikim elektronik, Lulzim Basha dhe Edi Rama janë pranë dështimit të radhës. Palët kanë ruajtur kanalet e komunikimit me njëri tjetrin, por marrëveshja është peng i datës së zgjedhjeve. Në njërën anë, Edi Rama synon të mos lëvizë nga 18 Qershori, apo në rastin më të keq të shtyjë për pak kohë. Në anën tjetër Basha lë të pacaktuar datën, deri në zbatimin e plotë të marrëveshjes, nën garancinë e ambasadës amerikane.

Për t’u këshilluar me aleatët, Lulzim Basha ka thirrur krerët e partive opozitare në një takim urgjent këtë mbrëmje. Gjatë ditës ai ka pasur takime edhe me Sali Berishën, me të cilin është konsultuar për qëndrimin përballë Ramës. Gjithçka mbetet e hapur, por me kalimin e orëve, presioni shtohet sim bi Ramën, ashtu edhe mbi Bashën. Për herë të parë që pas shpalljes së pluralizmit, vendi mund të shkojë në zgjedhje me vetëm një alternativë. Të huajt janë investuar çdo ditë për gjetjen e një marrëveshjeje, por e kanë bërë të qartë se do t’i njohin institucionet e dala nga votimet e 18 Qershorit, qoftë edhe pa opozitën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.