Kryesore

Vdekja e Blerta Pepës, reagon kolegu i mjekut anestezist: Edhe unë do të vetvritesha

21:17 - 16.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Apostol Vaso, mjeku anestezist i Spitalit të Traumës, ka reaguar përmes një mesazhi prekës në në faqen e tij në rrjetin “Facebook” në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Spitalin privat “Continental”, ku një 15 ¬vjeçare humbi jetën pas operacionit për një ligament në gju.

Ndërkohë që e gjithë vëmendja është zhvendosur drejt mjekut anestezist që tentoi vetëvrasjen me anestezi pas ngjarjes, mjeku Vaso i Spitalit Ushtarak shkruan se edhe ai do të bënte të njëjtën gjë si kolegu i tij.

MESAZHI

“Edhe une do te beja te njejten gje qe beri shoku dhe kolegu im i apasionuar, Dr. Tefik Zhurda. Do te vetvritesha me anestezi. Nuk ka kam mundesi tjeter per te shprehur keqardhjen, hidherimin dhe humbjen qe prindrit e vajzes perjetojne keto momente, vec  edhe

Nuk ka mundesi tjeter per te sqaruar median dhe opinionin e gjere, rreth trysnise qe ushtrohet ndaj mjekeve dhe vecerisht anestezisteve, vec kembimit koke me koke, me jeten e humbur. Nuk ka mendesi tjeter per tju treguar juve, sa dashuri dhe humanizem, vuajtje dhe dhimbje kemi ne, per cdo njeri te humbur ne punen tone. Nuk ka mundesi tjeter per ti sqaruar opinionit, se ne cdo vend te botes nje i semure me nje komplikacion te till, eshte e destinuar te kete nje fat te till.

Nuk ka mundesi tjeter per ti shprehur madias dhe opinionit publik, se edhe kur ke preparatin,i semuri vdes, Por nuk mund te ndodhi qe mjeku te paragjykohet per humanizmin, profesionalizmin dhe pergjegjesine prinderore, aq sa te bej suicid, qe ta besojne qe nuk eshte sic ju e mendoni. Nuk ka mundesi tjeter qe Tefiku dhe te gjithe koleget e mi,tju tregojne se, kemi dhuruar gjak per te semuret tane, pa na e kerkuar njeri dhe pa ja thene njeriu, per te shpetuar jeten e te semureve tane, te cilet kane patur nevojen urgjente per gjak dhe me pas jemi kthyer ne pune.

Nuk ka mundesi tjeter tju tregojme se ne me shume flem ne spiatle se sa ne shtepi, qe me shume rrime pa gjume, se sa flem. Nuk ka mundesi tjeter per te treguar se te gjithe ne, jemi te vetem ne kete beteje te pabarabaret me opinionin dhe shtetin i cili asnjehere nuk na ka mbrojtur. Nuk ka mundesi tjeter per ti treguar opinionit dhe madias qe ne nisemi ne mengjes per ne pune dhe kthehemi ne darke per te sigurar ekzistencen e familjes sone me nje rroge e cila nuk na mjafton dhe jo per te mbytur njerez. Nuk ka mundesi tjeter per te perballuar fjalen helm te medias, cila duke e menduar mire dhe me cinizem thote,qe anestezisti kishte mbidozuar preparatet e anestezise.

Nuk ka mundesi tjeter te spjegojemi, qe pas cdo te semuri qe ne anestezojme, kemi nga mbrapa ligjin dhe gjykaten dhe gjithmone kemi qene te paragjykuar, per mos humanizem. Nuk ka mundesi tjeter qe tju themi : Njerez ju duam shume dhe ne jemi dite e nate ne roje te shendetit tuaj,madje duke dheme dhe jeten tone, qe ta kuptoni dashurine dhe pasionin tone per kete mison. Nuk ka mundesi tjeter tju themi: Njerez ne jeten tone e kemi per Ju.”


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. A jeni nën Rishikimi ose Administrimi i borxheve? A jeni në listën e zezë? A po përpiqeni të përballoni pagesat tuaja mujore? Dëshironi të blini një kredi për shtëpi, makinë apo biznes, por ju jeni nën rishikim të borxhit apo administrim? Nëse jeni përgjigjur PO për ndonjë nga pyetjet e mia? Mirësi na kontaktoni përmes emailit: [email protected]

    Përgjigju ↓