Tech

Elbasan/ Mbyll siparin Maratona Rinore 2017, ja fituesit

15:10 - 17.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fatmir POPJA

 

Edicion i rradhës i Maratonës Rinore 2017 ka mbyllur siparin pas disa netësh konkurrim me pjesëmarrjen e të gjitha shkollave të mesme të Elbasanit. Këtë eveniment muzikor-kulturor e ndoqën me interes të jashtëzakonshëm qytetarët e të gjitha grupmoshave.

Vetë bashkia e qytetit , si për çdo vit do ta vlerësonte këtë veprimtari masive rinore duke e mbështetur financiarisht duke e motivuar edhe për shtratin që tashmë ka krijuar në Elbasan , konkurrimi i lirë i rinisë shkollore dhe promovimi i talenteve të reja  në zhanra të ndryshëm artistikë. Të përzgjedhur nga Gjimnazet e Elbasanit , në skenën e teatrit u  ngjitën disa qindra gjimnazistë të shpërndarë në disa grupe konkurrimi. Sipas organizatorëve kjo  veprimtari u rikthye pas një ndërprerje vetëm në gjuhën shqipe duke risjellë në skenë këngë të vjetra e të reja, si dhe humorin, recitimin artistik, aerobinë e etj.

Nata finale ishte e jashtëzakonshme pasi e tejmbushi sallën e shfaqjeve të këtij teatri me mbi 600 pjesëmarrës, nxënës e prindër, aq sa dhe dyfishi i kapacitetit të sallës. Vazhdimi i traditës së këtij aktiviteti artistik para së gjithash po bëhet për të inkurajuar të rinjtë të cilët sakrifikuan jo pak në prag të mbylljes së vitit shkollor. Në përfundim të finales Maratona Rinore 2017-Elbasan u shpallën edhe fituesit e kësaj gare.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.