Tech

Fotot/ Sheshi “Skënderbej” rilind para zgjedhjeve, Erion Veliaj mbjell… fiq

16:00 - 17.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se përfundimi i punimeve në sheshin Skënderbej është drejt fundit. Me gjasë ai do të përurohet para zgjedhjeve. Pamjet e fundit tregojnë se në shesh janë mbjellur dhe fiq.




Gjatë fushatës për zgjedhjet vendore më 2015, kandidati i mazhorancës, tashmë kryetar bashkie Erion Veliaj u shpreh se kur ka qenë i vogël për të nxjerrë të ardhura, ka shitur fiq tek zona e Pazarit të Ri.

Pak ditë më parë, Erion Veliaj ka bërë me dije se sheshi “Skënderbej”, i shndërruar tashmë në tërësisht pedonal, do hapet me datë 10 qershor. Sipas tij, banorët e kryeqytetit e jo vetëm, do përballen me një befasi të këndshme.

“Sheshi ka dalë shumë bukur, këtë javë do testojmë shatërvanët, të shikojmë sa mirë funksionojnë. Kemi mbjellë shumë pemë rreth e rrotull, do ketë një pjesë me hije me pemë, një pjesë e kemi bërë vetëm me ullinj, një pjesë e kemi bërë vetëm me pemë frutore, portokalle, limon, fiq. Vend fantastik nëse keni biçikletë, patina, është e pjerrët po të hipësh në majë”, tha Veliaj.

Ndërkohë, pak ditë më parë edhe Edi Rama, ka thënë “Mirëmëngjes” në Facebook me një imazh të sheshit Skënderbej, si ka qenë në 2013-ën, dhe si paraqitet sot, në një kohë që punimet ende vijojnë.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.