Tech

VIDEO / Histori rrënqethëse, e bëjnë fajtore për vetëvrasjen e bashkëshortit dhe e nxjerrin nga shtëpia gruan shtatzënë dhe 3 fëmijët

12:00 - 17.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngjarja tragjike e familjes Pillati nga Korça do të trajtohet sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur”. Bashkëshortja ishte shtatzënë me fëmijën e tretë, ndërsa 29-vjeçari var veten për shkak të varfërisë. Pas vetëvrasjes familjaret e tij bëjnë me faj nusen dhe e përzënë atë nga shtëpia së bashku me 3 fëmijët. Ndiqni rrëfimin rrëqethës të Ike Pillatit… Sot (17 maj, 2017) ora 12:00 në ekranin tonë.




Një histori e dhimbshme ishte ajo e treguar sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24, nga Ike Pillati, një 24-vjeçare që humbi bashkëshortin kur priste të sillte në jetë fëmijën e tyre të tretë.

Sot në studio ajo tregoi peripecitë që ka kaluar që nga ai moment, ndërsa flet edhe për telefonatën e fundit me bashkëshortin. Ikja tregoi se kishte ikur nga shtëpia në një fshat të Korçës, drejt Pogradecit që të ishte afër spitalit dhe pikërisht atëherë merr vesh lajmin e kobshëm.

“Më lajmëruan komshinjtë që kishte varur veten. Ne folëm në telefon, ai ishtei mërzitur. Kur folëm për herë të fundit më tha bëji të fala babit. Takohemi në atë dynja. U thashë prindërve të të tij këtë llaf. “Nuk ka mundësi ta bëjë ai atë gjë më thanë. I bija telefonit papushim, por nuk e hap më- tregon Ikja.

Por përveç kësaj, ajo ka mbetur rrugëve tani bashkë me tre fëmijët për shkak se vjehrri nuk e lejon të kthehet në shtëpinë e bashkëshortit, me pretendimin se ajo iu takon tashëm djemve të tij.

Ikja tregon se vjehrri e akuzon si shkaktare në vetëvarjen e të shoqit. I moshuar ka folur në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” dhe me zërin që i dridhej ka treguar çfarë mendon për nuses së djalit.

“Ata flisnin bashkë në telefon. Ziheshin. Nuk e di çfarë thoshin. Ajo s’më thonte ndonjëherë. Po të më kishte thënë mua, ndoshta do ta kisha ndihmuar, s’do kishte vrarë veten ai im bir. Mundohuni ta ndihmoni. Unë jam 75-vjeç. Një dhomë kam për shtëpi, ndaj ju lutem të vini dorën në zjarr për atë nuse e ata fëmijë. Shtëpinë në fshat nuk e shes. Kam lindur në atë shtëpi, jam rritur. Kam edhe dy djem të tjerë, mund të shkojnë me pushime kur të duan. S’ka ditë e natë që nuk qaj unë për atë djalë e ata fëmijë, por nuk i ndihmoj dot. Nëna t’i rrisë”, – tha i moshuari.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.