Tech

Mirela Kumbaro: Babai nuk donte të hyja në politikë, iku nga jeta kur u bëra ministre

18:43 - 17.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka rrëfyer se i ati ka qenë kundër hyrjes së saj në politikë. Në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të kandidatëve të qarkut Gjirokastër, ku ajo është kandidate për deputete, Kumbaro ka treguar edhe bisedën me të atin, pak kohë para se ai të ndahej nga jeta.

“Mos shko”, më tha im atë, kur i thashë per ftesën që më bënë për t’iu bashkuar skuadrës së Rilindjes në ndërtimin e qeverisë së re.

“Politika është e pabesë, e vështirë, do të të njollosë.” Gjithmonë kam gjetur ujdinë me tim atë. Kësaj radhe nuk e gjeta. Unë vendosa të kaloj rubikonin dhe të futem në politikë duke marrë përsipër detyrën e ministrit të kulturës. Ai mbeti i pezmatuar, i trishtuar, plot ankth duke ndjekur çdo ditë mediat dhe titujt e gazetave që kur një grua del në mejdan të politikës nuk ta kursen baltën dhe fyerjen dhe, si për të refuzuar përjetësisht këtë spektakël banal, ku nuk mund ta shihte të bijën të ndotej, vendosi ta ndalte jetën pak javë pasi unë e “zhgënjeva,” duke mos i shkuar per fije deshires se tij, por më parë më la amanet Gjirokastrën.

Kumbaro ka thënë se nuk po bëhet tani njeri politik, psi ka qenë politike kur ka vendosur të rrisë fëmijët në këtë vend, kur iu përkushtua botës akademike për 30 vjet rresht, kur ka folur me zë të lartë, kritikuar fort a sulmuar me shpirt çdo ngjarje a fenomen që i rrinte ngushtë vizionit për Shqipërinë.

“Bëmë bilancet e një 4vjeçari plot sfida ku ndërtuam 4 muze dhe hapëm 4 kantjere teatrosh, ku rilindëm qendra të trashëgimisë kulturore, nga Korça në Dhërmi, nga Kruja në Gjirokastër, ku hapëm shumë kantiere të tjerë nga Përmeti në Theth, ku bashkë me artistët i treguam botës pasaportën tonë më të mirë, KULTURËN”, ka thënë ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.