Tech

Rrëfimi ndryshe i Nikollës: Bashkëshorti im Ligori, një universitet i dytë. Vajza, drita e syve të mi!  

10:44 - 17.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e ftuar në rubrikën “Këndi i ekselencës” në “Vila24” në News 24, ka rrëfyer jo vetëm për angazhimin e saj në politike, por edhe jashtë saj. Nikolla ka treguar për vitet e studimit, dëshirën e saj për të studiuar për mjekësi, si dhe njohjen me bashkëshortin e saj, Ligorin gjatë studimeve universitare.

“E kam pasur ëndërr që unë të isha një mjeke. Kam insistuar për të ndryshuar degën dhe të studioja për mjekësi, por kjo nuk u bë e mundur. Ndërsa po të më pyesësh sot çfarë do dojë të studioje, unë do të thoja matematikë. Kjo falë një universiteti, ku unë i jam mirënjohëse të gjithëve. Kjo ka qenë një periudhë shumë e mirë e jetës sime. Në atë kohë kam njohur personin që u bë bashkëshorti im, Ligori. Ai është një universitet i dytë për mua, pasi është një ndihmë e madhe në fushën profesionale”.

Duke vijuar më tej, ministrja Lindita Nikolla ka rrëfyer raportet me vajzën e saj, Livia, teksa thotë se ndihet krenare për arritjet e saj.

“Livia është drita ime e syve, ashtu si për çdo prind. Por unë dhe bashkëshorti im ndihemi të realizuar, pasi vajza jonë i ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera. Ajo që na bën ne të ndihemi shumë mirë si prindër është se gjithçka i kemi arritur me përpjekjet tona. Ne vijmë nga familje të thjeshta dhe gjithçka e kemi arritur falë angazhimit tonë. Edhe vajza jonë përpjekjet e saj i ka përkthyer në rezultate. Ajo nuk i bazon përpjekjet e veta në emra apo mbiemra. Vajza ime nuk pëlqen që unë ta përmend apo të flas në publik për të. Ata që e njohin e dinë sa e tërhequr është. Vajza ka përfunduar në Shqipëri universitetin, e më pas si çdo i ri ka kërkuar të bëjë masterin jashtë. Kjo ka ndodhur para se unë të bëhesha ministre, pra kur fitoi masterin në Barcelonë. Aty studentëve më të mirë iu dha një bursë e plotë për të studiuar në Francë. Jemi kompleksuar nga kjo situatë, edhe për shkak të komenteve”, – u shpreh Nikolla.

Lindita Nikolla e kujton me nostalgji mësimdhënien e matematikës. “E kujtoj me nostalgji mësimëdhënien e matematikës. Programet e mësuesit sot janë një problem, sidomos kur flitet për degët shkencore, kur sot shkojnë studentë të dobët”. E pyetur për mbylljen e univeristeve, Nikolla tha: “Nëse një universitet mbyllet nuk ka shanse të hapet sërish: Ne mbyllëm 22 banda”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.