KULTURË

Dita Ndërkombëtare/ Historitë e kontestuara – të thuash të pathënën në muze

09:40 - 18.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Bashkësia mbarëbotërore e muzeve feston Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM) e krijoi Ditën Ndërkombëtare të Muzeve më 1977 për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi rolin e muzeve në zhvillimin e shoqërisë. Tema e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve për vitin 2017 është: “Muzetë dhe historitë tabu (ose historitë e debatueshme apo historitë e kundërshtueshme): Të flasësh pa fjalë në muze ose të thuash të paimagjinueshmen”. Kjo temë përqëndrohet në rolin e muzeve, të cilët duke punuar në dobi të shoqërisë, shndërrohen në pika kyçe për nxitjen e marrëdhënieve paqësore mes njerëzve.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, ICOM Shqipëria, Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu Arkeologjik dhe Qendra e Studimeve Albanologjike, organizojnë Tavolinën e rrumbullakët “Muzetë dhe historitë e kontestuara: të thuash të pathënën në muze”.
Dje, u hap  në  muze një ekspozite me punime argjëndi. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi tha: “Gjatë punës hulumtuese për katalogimin dhe iventarizimin e objekteve, që gjenden në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, kemi arritur të evidentojmë një kryq prej argjendi, që i përket kishës së Shën Mërisë, në Elbasan. Kryqi prej argjendi në të dy anët paraqet skena ikonografike, të cilat janë gdhendur me finesë nga Janko Voskopojari në vitin 1748”. Sipas tij, është mundur të evidentohen dy mbulesa prej argjendi. “E para i përket ikonës së Shën Gjergjit, e cila ka qenë e vendosur në proskinitarin e kishës së Shën Gjergjit në Nokovë të Lunxhërisë, Gjirokastër. Mbulesa e dytë i përket ikonës së Shën e Premtes, që ka qenë e vendosur në proskinitarin e kishës së Shën e Premtes në Selckë të Lunxhërisë, Gjirokastër. Objektet e tjera të ekspozuara janë: brerore, kapakë ungjilli, lugë kungimi, kryqe, eksapterë, kuti lipsanesh, etj. Restaurimi i tyre u krye në laboratorin e konservimit të koleksioneve të Muzeut Historik Kombëtar nga laborantet e Sektorit të Konservimit të Koleksioneve nën drejtimin e Prof. Ass. Dr. Frederik Stamatit”, tha Koçi.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.