Kryesore

Pakti PS-PD/ Berisha reagon njësoj si Rama: Me këtë marrëveshje fiton Shqipëria

19:11 - 18.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas vendimit të marrë nga PS-PD ,  rritjes më në fund të një marrëveshjeje dhe zgjidhjes së ngërçit politik në vend, ish-kryeministri Berisha, ka postuar në rrjetin “Facebook” atë që ai mendon lidhur me vendimin e marrë nga palët politike.

Ai në status është shprehur se marrëveshja e dy partive më të mëdha në vend është një fitore për Shqipërinë. Ai ka shtuar se kjo marrëveshje është për stabitlitetin politik dhe paqen sociale, duke e përfunduar se kjo marrëveshje është një “win win story”.

Statusi i plotë i Sali Berishës në Facebook:

Nje marreveshje nga e cila fiton vendi!

Te dashur miq, drejtuesit e dy partive kryesore te vendit firmosen sot nje marreveshje, me te cilen i dhane zgjidhje njeres prej krizave politike me te rrezikshme te ketyre 26 viteve te fundit, qe prej disa muajsh kishte rrokur vendin.

Ne kete kontekst, mendoj se çdo shqiptar duhet te ndjehet vertet i lehtesuar per zgjidhjen me mjete politike te kesaj krize qe kercenonte ne menyren me serioze ekzistencen e pluralizmit politik ne Shqiperi, themelet kushtetuese te shtetit demokratik, paqen sociale dhe stabilitetin e vendit.

Keshtu qe pa u ndalur ne nje analize te hollesishme, e them me bindje te plote se me kete marreveshje ka fituar Shqiperia dhe se per te gjithe shqiptaret qe e duan vendin e tyre dhe vlerat e lirise, marreveshja eshte nje win-win story.

Me kete rast te dashur miq, le te shprehim mirenjohjen tone me te thelle ndaj miqve tane te respektuar europiane dhe amerikane per ndihmen e tyre tejet te çmuar qe dhane ne arritjen e kesaj marreveshje si dhe ndaj te gjithe atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qe vendosen sakrificen e tyre ne themel te saj si dhe ndaj te gjithe atyre, qe me angazhimin serioz bene te mundur kete marreveshje te nje rendesie historike per Shqiperine! sb

http://www.gsh.al/2017/05/18/rama-ben-gjyqesorin-tabele-qitjeje-sot-fituan-demokratet-dhe-socialistet-ikin-te-korruptuarit-e-drejtesise/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.