KULTURË

Rijetësimi historik i Vunoit dhe Qeparoit

10:00 - 18.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




22 studentë të Kursit të Menaxhimit Urban, në Universitetin Teknik të Berlinit, përgjatë një udhëtimi studimor 10-ditor në fshatrat Vuno e Qeparo, në bashkëpunim të ngushtë me 10 profesionistë të rinj si dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare partnere të GIZ në këtë projekt kanë bërë një studim mbi Vunoin e Qeparoin në Himarë. Në një takim të mbajtur nga programi “Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor” [ISDSCR], i implementuar prej GIZ në Shqipëri, u fol për temën “Modele të Qëndrueshme të Konservimit Urban dhe Rijetësimit të fshatrave historikë Vuno & Qeparo në Himarë”. Ky prezantim shpalosi gjetjet e para të një kërkimi akademik të bërë dhe nga pjesëmarrësit u theksua rëndësia që ka trashëgimia kulturore, por edhe pesha apo potencialin për t’u kthyer në një motor të vërtetë ekonomik, jo vetëm për banorët e fshatrave, por edhe më gjerë, nëse qasjet dhe modelet ekonomike të aplikuara janë ata të integruara dhe të qëndrueshme. Aktiviteti ngjalli interes edhe ndër arkitektë e profesionistë në fushën e restaurimit e konservimit, studentë të arkitekturës, planifikimit, trashëgimisë kulturore etj., nga universitete të ndryshme në Shqipëri, por edhe përfaqësues të kfw dhe GIZ në Shqipëri, apo kalimtarë rastësorë që u tërhoqën nga atmosfera nën RE. Idetë përfundimtare të modeleve dhe alternativave ekonomike për konservimit dhe rijetësimin e fshatrave tradicionalë të hartuara specifikisht për komunitetin dhe grupet e tjera të interesit do të prezantohen nëpërmjet një publikimi akademik të hartuar nga Programi ‘Menaxhim Urban’ në Universitetin Teknik të Berlinit, në bashkëpunim më GIZ gjatë vjeshtës së këtij viti. Gjatë aktivitetit të mbajtur te ‘Reja’ u hap edhe një ekspozitë me fotografi momentesh të Vunoit dhe Qeparoit, fiksuar nga fotografi Armand Habazaj, e mundësuar nga GIZ, por edhe të 15 fshatrave të tjerë të Himarës, që erdhën nëpërmjet broshurave turistike të realizuara nga programi “Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor”.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.