Media

Si ndryshuan axhendat/ Basha anulon vizitën në SHBA, kreu i PS intervistën tek “Opinion”

14:46 - 18.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Valentina MADANI

 

Arritja e marrëveshjes Rama-Basha për zgjedhjet dhe investimi që ata do të bëjnë për realizimin e këtij pakti të komplikuar ka sjellë ndryshime në axhendën e dy kryetarëve të partive të mëdha.

Burime pranë PD thanë për GSH.al se Basha kishte planifikuar një vizitë me Fatmir Mediun në SHBA dhe është detyruar ta anulojë atë në momentet e fundit. Ata do të niseshin sot dhe ishte planifikuar të kryenin takime në Senat për krizën politike.

Ndërkohë, Rama ishte planifikuar të jepte një intervistë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” për gazetarin Blendi Fevziu. Por më vonë, Rama dhe Basha kanë vendosur të mos flasin për median, mbi marrëveshjen e arritur ndaj intervista është anuluar.

Dy liderët kryesorë të politikës në vend, Edi Rama dhe Lulzim Basha njoftuan pas mesnate se janë dakordësuar 100 për qind për të shkuar të zgjedhje të gjitha forcat politike.

GSH.al

Për më shumë, klikoni më poshtë:

http://www.gsh.al/2017/05/18/foto-shikoni-makinen-e-ilir-metes-qe-shkon-tek-zyra-e-ish-kryeministrit-berisha/

http://www.gsh.al/2017/05/18/fotot-aurela-basha-me-kafe-ne-dore-politikane-e-gazetare-vizitat-ne-ambientet-e-takimit-rama-basha/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.