Tech

VIDEO / Historia e skamjes në familjen Dyrmishi, babai: Vajzën invalide e lidh se bëhet agresive, i hoqën kempin!

12:08 - 18.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një histori e dhimbshme është trajtuar ditën e sotme në emisionin social “Me Zemër të Hapur” . Matilda Dervishi, është një vajzë 27-vjeçare me çrregullime mendore, e cila jeton me dy prindërit e saj të moshuar. Familja në kushtet ekstreme të varfërisë, nuk siguron dot as bukën e përditshme. Rrëfimi i babait Mehmetit është rrëqethës, ai tregon se e lidh vajzën në momentet kur ajo është agresive, pasi bëhet e rrezikshme për ta.

Dje, Matilda i ka shpetuar nënës së saj dhe ka ikur me vrap ku ka thyer dhe këmbën. Momentalisht ndodhet ne spitalin Ushtarak dhe po i operonin këmbën. Kryefamiljari Petrit Dyrmishi sëbashku me bashkeshorten shprehin shqetësimet e tyre.

Sot kjo familje merr 160 mije leke te vjetra, por kjo shume parash  nuk i mjafton pasi harxhohet për ilaçe.

Skandali  i institucineve qëndron në dhenien e Kemp-it të invaliditetit  të vajzës së sëmurë. Ajo merr kujdestarinë  prej 90 mije lek te vjetra, por jo Kempin. Kempi  prej 160 mije lek të vjetëra i është hequr para një viti e gjysëm dhe arsyet nuk dihen./Balkanweb/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.