Kryesore

Agron Duka: Datën e zgjedhjeve e zgjodhën Basha dhe Rama, s’lanë kohë për koalicione

19:07 - 20.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

ë




Aleati i Lulzim Bashës u shpreh i lumtur për arritjen e marrëveshjes nga liderët politikë, edhe pse dëmton partitë e vogla.  Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, tha se ishin vetë Basha e Rama ata që zgjodhën datën e zgjedhjeve, duke mos lënë kohë për koalicione. Si njëri nga dy negociatorët e tryezës së partive, Duka tha se LSI nëse del pa Partinë Socialiste, do të dobësohet.

“Prisja që zgjedhjet mund të bëheshin më 16 korrik, se mund të konfiguroheshin aleancat. Do të ishte më e drejtë. Basha e Rama e zgjodhën vetë. Rama do t’i tregojë aleatit të tij problematik se sa janë votat e tij, se nuk kanë pasur aleancë të qetë, se kanë pasur hedhje shkelmash. LSI do ketë rënie nëse del veçmas PS-së. Ne me gjithë negociatat që mund të bëjmë me PD, direkt pas marrëveshjes jemi të dëmtuar, jo vetëm ne, por edhe partitë e vogla majtas.

Se ky Kod Zgjedhor është bërë për aleanca, jo për të dalë më vete. Jam i lumtur që u arrit marrëveshja, se ishim të gjithë të çoroditur. Barra e kësaj pune nëse Shqipëria do binte në destabilitet, do na binte neve. Ne i dhamë mundësinë Shqipërisë, të gjithë partitë të jenë në zgjedhje. Ky është sukses i madh. Pavarësisht se fitoj apo jo si forcë politike, jam i lumtur për marrëveshjen”, – u shpreh Duka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.