BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Ngjela: Pse nuk u futa tek “Poli”. Sensibilizimi i Withers

16:00 - 20.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:   Ngjela: Pse nuk u futa tek “Poli”. Sensibilizimi i Withers





Ngjela: Pse nuk u futa tek “Poli”
Kreu i partisë më të re në tregun politik të Shqipërisë, Spartak Ngjela nuk i ka shpëtuar ironisë së ish-kolegëve të tij demokratë, për mospërfshirjen e tij në koalicionin “Poli i Lirisë”. “Ti duhet të ishe futur në këtë koalicion, Spartak”, – mësohet t’i ketë thënë Nard Ndoka, kreu i njërës prej PDK-ve. Sipas tij, nëse Ngjela nuk do të jetë pjesë e një koalicioni, atëherë rrezikon të mbetet pa mandat, por avokati nuk e ka lënë që kjo bisedë të shkojë më tej, duke i treguar Ndokës se ai do të jetë i tillë deri në vdekje. “Unë i kam dhënë provat që jam i veçantë… nuk e gjej unë veten në idetë e atij poli, me kupton…? po… nejse”, – ishte shpjegimi i Ngjelës.


Sensibilizimi i Withers
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Withers përveçse një diplomat aktiv në jetën politike të vendit është një njeri i ndjeshëm edhe për çështje që kanë të bëjnë me jetën. Kështu ai ka marrë pjesë në marrshimin e bërë në ditën kundër kancerit, të dielën që lamë pas në kryeqytet. Sensibilizimi dhe përshëndetja e tij janë përkrahur nga gjithë njerëzit që kanë ndarë atë ditë marrshimin në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Tritan Shehu feston 60-vjetorin
Zëvendës Dekani i Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Tritan Shehu, festoi dje në mbrëmje 60-vjetorin. Një ditëlindje e festuar me miqtë e vjetër të profesionit të Shehut, atë të mjekut. Festa është organizuar në shtëpinë e tij, në një atmosferë shumë të  grohtë ku pjesmarrësit më të shumtë ishin mjekë se sa politika politikanë. Shumë urime dhe dhurata për Shehun në këtë përvjetor të lindjes në një ditë që ka kaluar mrekullisht mirë.


Timo Flloko, vrap dhe lule për Grabockën
Ky që shikoni në foto, është aktori Timo Flloko. Eshtë pikërisht poshtë pallatit ku banon. Duhet Timua se nga veshja e tij, sapo është kthyer nga vrapi në liqenin artificial. Normal, jeton me Vera Grabockën dhe duhet të mbajë trupin në formë (aq më tepër që Vera shfaqet në formën e vet të shkëlqyer) paçka se shumë shpejt të dy do të bëhen gjyshër. Megjithatë, Timoja, veç vrapit, bën edhe një punë tjetër. E shikoni në duar? Mban një tufë lule. Po për kë ti ketë Timua vallë përveçse për Verën?
Ky shkrim u botua më 2 Maj 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.