Kryesore

Dita e zgjedhjeve në ditën e Bajramit, myftiu Gurra: Kërkojmë kthjelltësi nga besimtarët

15:29 - 20.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka bërë thirrje ditën e sotme për një fushatë elektorale të qetë dhe të sigurt. Duke qenë se dita e zgjedhjeve, më 25 qershor përkon me ditën e Bajramit, myftiu është shprehur se uron shumë që të kalojë kjo festë në një atmosferë paqësore, edhe pse do të jenë zgjedhjet.

“I bëj thirrje të gjithë opinionit shqiptar, dhe klasës politike për gjakftohtësi e maturi, për ngritjen e urave të komunikimit e dialogut, për qetësimin e situatës që kishte kapluar vendin. Komuniteti mysliman kërkon të kthejë në vemendje kërkesën për të pasur një proces zgjedhor të lirë, të qetë e të sigurtë, me atmosferë paqësore.

Dita e Bajramit të madh mendohet të jetë me 25 qershor, e shoqëruar me datën e zgjedhjeve, ku ne do të japim mesazhin tonë , ndjejmë detyrimin që atmosferën para Ramazanit , përgjatë të gjithë muajit të tij, që do përkojë dhe me fushatën zgjedhore, kërkojmë nga çdo besimtar e besimtare të jenë të kthjellët e të përkushtuar për përcjellen e Rmazanit ashtu si i ka hije dhe i drejtohemi e klasës politike që gjatë këtij muaji të begatë që të jenë të kujdesshëm, të matur, të krijohet atmosferë paqësore brenda kornizave njerëzore, kundrejt Ramazanit, si e drejtë fetare dhe ligjore.

E drejta e të votuarit, e përzgjedhjes së atyre që do marrin përgjegjësinë e drejtimit të vendit është përgjegjësi historike e qytetare. Besimtarët e këtij vendi të vendosin më 25 qershor që fatet e tyre ajo elitë politike që do marrë votëbesimin nga po këta qytetarë. Në kornizën fetare, përkimi i datës së zgjedhjeve dhe datës së Bajramit nuk ka arsye që të ushqejë asnjë tendencë,” tha Gurra.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.