Tech

VIDEO/ Rrëfimi ndryshe i Jozefina Topallit: Takimi i parë me Berishën, kur i thashë ‘nuk e bëj dot’

10:03 - 20.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ajo është një zonjë që di të tërheqë vëmendjen, ndoshta edhe për shkak të karakterit të fortë që ka, apo edhe për postet e larta qe ka mbajtur.

Megjithatë sot do ju njohim me një Jozefina Topalli që rrallë e keni ndeshur.

Në një intervistë sa larg aq edhe afër politikës, Jozefina Topalli rrëfen jetën e saj. Në ditët e vështira të politikës shqiptare, Topalli vjen ndryshe, ashtu siç rrallë e kemi parë në media, pasi vëmendja e saj duket se është drejtuar më shumë nga familja, që prej vitit 2013.

E cilësuar si “zonja e hekurt”, Jozefina Topalli rrëfen se si u bë pjesë e Partisë Demokratike në vitin ‘96. Por sot, një nga emrat që ajo veçon, është Sali Berisha.

“Takimi me Berishën duhet të ketë qenë një pritje që ka bërë ai në Presidencë. Në ‘96 jemi takuar për herë të parë në fushatë. Kur zoti Berisha dha dorëheqje si president, aty nisi bashkëpunimi. Kur më propozoi si nënkryetare të PD-së Berisha i thashë: Nuk dua, se bëj dot, nuk di. Se kam atë eksperiencë, gjej një tjetër. Edhe në mbledhje të Këshillit Kombëtar që është bërë jam ngritur dhe kam thënë se pranoj.

Më pas janë ngritur shumë kolegë dhe më kanë thënë se s’duhet të refuzoja. Më kujtohet që ka thënë Leonard Demo që më ka thënë bëjë. E më pas kam pranuar.”, – shprehet Topalli. InTv

Gjatë intervistës për Intv, Topalli tregoi rrugëtimin e saj në politikë, por dhe faktin nëse kishte miqësi familjare me deputetë, kolegë të saj, për shkak dhe të viteve të gjata të angazhimit në politikë.

“Jo nuk kam miqësi. Janë të kufizuara. Mike e shtrenjtë është Arenca Troshani, ka qenë deputetë, ministre. Është e vërtetë, pa hile, e ndershme. Me të takohemi shpesh.”, tha Topalli.

Ndërkohë që gazetarja nuk harron ta pyesë ish kyreparlamentaren Topalli nëse kishte ndonjë peng në politikë.

“Jo nuk kam pengje. Mund të them se kam qenë me fat, pasi mund të ishin dhe të tjera në vendin tim. Jo se kam qenë më e zonja, por kam qenë e privilegjuar. Ka qen fat për mua, pasi kam njohur politikanët më të njohur të globit. Kam qenë me fat që Hillary Clinton mbajti fjalim në Parlamentin tonë në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe s’më lëshonte dorën, më thoshte: ‘Unë dua të ndihmoj ty, merre numrin tim të telefonit’. Apo dhe ardhja e presidentit Xhorxh Bush”, tha ajo.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.