Speciale

Video/ Shikoni Hamdi Salihin që gris kartonin e kuq në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu

21:44 - 20.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kukësi, është kampioni ri i Superligës pas fitores 2-0 me Skënderbeun. Megjithatë ndeshja ka pasur mjaft polemika.  Fillimisht shkak u bë një karton i kuq ndaj Micit që në minutën e 11-të të pjesës së parë. Kukësi fitoi një penallti të dyshimtë në minutën e 47-të të pjesës së dytë me Eminin.

Pejiç e shndërroi në gol. Megjithatë momenti më kulmor ishte kur Salihi mori një karton të kuq, por futbollisti e mori nga dora e albitrit dhe e grisi (min. 1:37). Por pas rifillimit të lojës Salihi u pa përsëri në fushë, edhe pse kishte marrë karton të kuq.

Në minutën e 93-të Pejiç shënoi dhe golin e dytë duke e mbyllur takimin. Që pas rastit të Latifit dhe deri në fund, Jorgji nuk dha dhe dy penallti të tjera, një për Kukësin dhe një për Skënderbeun.

Lexoni KETU, Kukësi thyen Skënderbeun, shpallet për herë të parë kampion i Superiores (golat dhe festa)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.