BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Ja pse Berisha vendosi të lejojë shami në shkolla. Lajla flet, Xhaferri tregon dhëmbët. Malaj ‘i kërkon’, Bufi refuzon

16:00 - 21.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:   Ja pse Berisha vendosi të lejojë shami në shkolla. Lajla flet, Xhaferri tregon dhëmbët. Malaj ‘i kërkon’, Bufi refuzon





Lajla flet, Xhaferri tregon dhëmbët
Kohët e fundit duket se i ka ecur mjaft mirë deputetes Lajla Përnaska, aq sa dhe humori i saj po bën efekt tek kolegët. Një bisedë mes miqsh në hyrje të Kuvendit me deputetin Ferdinand Xhaferri dhe ai krejt papritur ka qeshur aq shumë, sa dhëmbët i dolën jashtë. Mbase zonja Përnaska po reflekton suksesin në karrierë me humor të hollë, ose mbase zoti Xhaferri është shumë i ndjeshëm ndaj komunikimit me seksin e kundërt. Apo…ia vlen të hamendësojmë se dikë po përgojojnë gjatë seancës?! Fundja…. se mos është e para herë që ndodh…


Malaj ‘i kërkon’, Bufi refuzon
Çfarë po i kërkon deputeti socialist Arbën Malaj kolëgut të tij Ylli Bufi, që ky i fundit e ka refuzuar? Apo po i propozon diçka që e bën zotin Bufi ta rimendojë duke peshuar përfitimet dhe humbjet…? Apo edhe këta të dy po ndajnë një thashethem dhe zoti Bufi nuk e beson. Ec e merre vesh. Po këta si ka mësuar njeri se nuk mund të ndalesh në mes të rrugës. Mos të mendojmë më të keqen, sikur ndonjë shofer i papërgjegjshëm të mos e shohë mirë ndarjen e rrugës me trotuarin dhe… Ndoshta po diskutojnë gjëra serioze, se të tilla duhet të jenë përderisa s’reflektojnë asnjë grimë buzëqeshje.

Kush të thirri Ndoke, apo te gënjeu celulari?
Ish-ministrin Ndoka duket se e ka hutuar mjaftueshëm celulari këtë sezon parazgjedhor, aq sa duket krejt i humbur në rrugë. Duke mbajtur celularin me të dyja duart, ai ndalon në mes të rrugës dhe kthen kokën pas. Ndoshta dikush i ka çuar zile si për t’i thënë ta presë, teksa sheh përpara. Ndoshta ka qënë një ‘alarm’ i gabuar. Eh zoti Ndoka, kur thua se ke ecur përpara duke u bërë dhe antër i NATO-s…është tepër vonë të kthesh kokën pas, ndërsa flamuri kombëtar dhe ai i Aleancës valëviten pandashëm nga njëri-tjetri. Ka ardhur koha të shohim vetëm para, apo jo?!

Ja pse Berisha vendosi të lejojë shami në shkolla
Eh kot s’thonë, gruaja vërtet bën fuqinë. Lajmi për përjashtimin e vajzave me shami nga shkollat, ishte bërë aq i pranishëm kohët e fundit në media, sa gati gati na dukej i njëjti lajm. Komuniteti Mysliman reagonte rreptë, ndërsa qeveria heshte. Por një ditë të bukur, kryeministri Berisha, shumë entuziast deklaroi; s’mund të lëmë pa shkollë këto vajza, vetëm se vënë shami. Pas shumë kërkimeve e gjetëm pse-në e reagimit të Berishës. Vini Re, Vini Re… Gruaja e Erdoganit dhe Karla Bruni e Sarkozisë pranë Liri Berishës. Dhe ku e ka drejtuar vëmendjen ajo???
Ky shkrim u botua më 18 prill 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.