Tech

Braçe bën një propozim tepër interesant: Do dilni të fituar!

13:10 - 21.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një sugjerim tepër interesant për këtë të dielë ka qenë ai i deputetit të PS-së në zonën e Divjakës njëherësh edhe kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe. Ai i ka ftuar qytetarët të shkojnë në Divjakë për të bërë pazarin e së dielës. Duke iu referuar këtu edhe çmimeve drastike që janë në kryeqytet për produktet bujqësore. Ai ka bërë një llogari të thjeshtë për çmimet që gjen atje për produktet bujqësore dhe blegtorale. Ato mund të blihen në zonën e Myzeqesë, pasi janë edhe më bio krahasuar me ato që janë në kryeqytet, sipas sugjerimit të Braçes. Por ai nuk ka ndenjur pa përdorur edhe nota ironie për ministrin e Bujqësisë, që sipas tij duhet të promovojë prodhimet vendase.

Reagimi

Meqe ministria e BUJQESISE nuk po e ben;

E BEJ UNE:

Sot eshte e diel;

Gjithkush qe sot ben pazarin e javes, e ftoj qe te harxhoj vetëm 500 leke te reja nafte për te udhëtuar ne Divjake e Lushnje e te bej pazar atje:

Domate, tranguj, speca-madje speca kapi, brokoli, lulelaker, karrota, patate, qepe,

ME CMIME 2 HERE E GJYSEM ME TE ULETA SE NE TIRANE!!

Ua them une;

U BIE ME LIRE-BASHKE ME NAFTEN BRENDA, TE VINI E TI BLINI TEK NE NE DIVJAKE E LUSHNJE!

E dyta,

meqë përtej perimeve, sot bëni pazar edhe për bulmet;

RREFUZOJENI DJATHIN ME NISESHTE, KOSIN, DHALLEN ETJ ME QUMESHT PLUHUR.

Nuk e keni ne etikete joooo.

E dalloni lehtesisht nga cmimi i lire fare dhe, nga shija qe nuk i afrohet kurre qumeshtit, kosit, djathit qe prodhohet me qumeshtin e Cermes, Grabianit, Remasit, Kemishtajt, Divjakes, Krutjes, Bubullimes, Gorrese, Bishqethenit, Lumthit, Fierit te ri, Zhymit, Rrupasjt, Mazhajt, Zhelizhanit, Allkajt, Toshkezit etj, Myzeqese!

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.