Kryesore

Takim tjetër Rama-Basha, diskutohen emrat e ministrave teknikë dhe kreu i KQZ-së

19:58 - 21.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edi Rama dhe Lulzim Basha takohen sërish. Kësaj radhe mendohet se po diskutojnë emrat e ministrave teknikë të qeverisë së ardhshme. Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga të dy, qeveria e re do të ketë 6 ministra teknikë dhe zv.kryeministrin teknik. Po ashtu pritet edhe zëvëndësimi i Denar Bibës nga KQZ. Të gjitha propozimet do të vijnë nga Partia Demokratike. Takimi u zhvillua në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.

Emrat e ministrave të rinj: 

Zv/kryeministre Ledina Mandia.

Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj

Ministër i Financave, Helda Vukaj

Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi

Ministre e Arsimit, Mirela Karabino

Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj

Dhe ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha

TE PERFOLURIT 

Burime për ‘GSH’ bëjnë me dije se në krye të Ministrisë së Arsimit është propozuar Ardian Marashi, ish-drejtor i QSA-së. Por për pasa-rdhësin e Lindita Nikollës përflitet edhe emri i akademikut Artan Fuga. Në Ministrinë e Shëndetësisë, PD ka propozuar emrin e ish-zv.drejtorit të ISKSH-së dhe student i rrjetit “Lead Albania”, Qamil Dika, i cili do të zëvendësojë Ogerta Manastirliun.  Si ministër i Brendshëm në vend të Fatmir Xhafajt, pritet të propozohet Fatmir Hamuli ose Ivzi Biçaku. Në Ministrinë e Drejtësisë qarkullon emri i Besnik Kastratit në vend të kryetarit të LSI, Petrit Vasili. Mbetet për t’u caktuar kandidati për ministër të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe ai për postin e zv.kryeministrit. Sipas marrëveshjes Rama-Basha, ikin 6 ministra aktualë, vijnë 6 ministra teknikë si dhe 5 drejtorë.

Aleatët

Partitë opozitare ka gjasa të shkojnë në zgjedhjet e 25 qershorit me një logo të përbashkët, atë të PD-së, ndërkohë që kryetarët e partive aleate të Bashës do të kenë një vend të sigurt në listat e PD si kandidatë për deputetë. Gjatë mbledhjes, kryetari i PD garantoi aleatët se do të kenë një vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputetë, kjo edhe si shpërblim për qëndresën e përbashkët 90-ditorë në çadrën e opozitës në bulevard.

Bëhet fjalë për kryerepublikanin Fatmir Mediu, kreun e PAA Agron Duka, kreun e LZHK-së Dashamir Shehi, kreun e PDK-së Nard Ndoka dhe kreun e PBDNJ, Vangjel Dule. Mësohet se në takim është folur që të gjitha partitë opozitare të jenë nën logon e PD, kurse emrat e kryetarëve të partive të vogla janë të parët që do e kenë emrin në listat e kandidatëve për deputetë. Në mbledhje u diskutua edhe për emrat e ministrave dhe drejtorëve teknikë që do të propozojë opozita dhe që do të votohen në parlament bashkë me komisionet e vetingut.

Po dje, kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi edhe krerët e degëve, ku në fokus të takimit ishte strategjia e PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit. Mësohet se z.Basha ka informuar krerët e PD në rrethe për paktin me Ramën. Burime nga kjo mbledhje bëjnë me dije  se kreu i opozitës ka falënderuar krerët e degëve për rezistencën 90-ditore në çadrën e ngritur para Kryeministrisë.

Ai u ka kërkuar krerëve të PD-së në rrethe që të mbajnë “ndezur motorët” për fushatën elektorale në këto 36 ditë deri në zgjedhje. Basha ka kërkuar gjithashtu nga degët që të depozitojnë listat e emrave që ka propozuar baza, në mënyrë që të bëhet përzgjedhja e 140 kandidatëve për deputetë. Në të njëjtën, kohë lideri demokrat ka kërkuar emra nga degët edhe për gjashtë pozicionet që krijohen për ministra teknikë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.