LIFE STYLE

Këshilla/ Hani qershi për të ulur kolesterolin

07:59 - 22.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Vlera mjekësore kanë bishtat e qershisë dhe lëkura e pemës. Bishtat e qershisë janë diuretike, antiseptike (luftojnë bakteret dhe ulin temperaturën). Bishtat e qershisë vlohen në ujë dhe pihen në formë çaji. Ky çaj përdoret për gurët në veshka, mbajtjen e urinës dhe edemat. Ndërsa lëkura vlohet në ujë, lëngu i përftuar është shumë i mirë dhe përdoret në rastet e temperaturës së lartë. Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Madje, ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe një lajm i mirë nga mjekësia popullore. Pasi ata mund të hanë sasi të mëdha qershie dhe të mos shëndoshen, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak. Për të rregulluar nivelin e kolesterolit në organizëm merren 10-15 kokrra qershi në 200 ml ujë (duke shtuar 6 gramë acid borik për plagët). Lëngu që del nga kjo përzierje përdoret edhe për të rënë nga pesha. Ndërkohë që për ata që kanë shumë yndyra në gjak merren 30-40 gr gjethe dhe lëvore degësh të njoma nga pema e qershisë, zihen me një litër ujë dhe ziejnë për 10-15 minuta dhe çdo darkë duhet pirë një gotë nga ky lëng, por të jetë i vakët.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.