MILOSAO

Poezi nga Nga Maria Wislawa Anna Szymborska*

09:40 - 22.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




A T O  Q E  B I E N  
N G A  Q I E L L I

Magjia zhbëhet, ndonëse fuqitë e mëdha
mbeten siç kanë qenë. Në ato netë gushti
ti nuk e di nëse po rrëzohet ylli, apo ndonjë gjë tjetër.
Dhe ti nuk e di nëse është pikërisht ai send, që duhej të rrëzohej.
Dhe ti nuk e di nëse është e denjë të luash me dëshirat,
të hedhësh fallë? Nga mosmarrëveshja mes yjeve?
Sikur përherë shekulli të mos ishte i njëzeti?
Cili shkëlqim do të betohet ty: shkëndija, shkëndija jam unë ,
në të vërtetë ajo është shkëndija nga bishti i kometës,
asgjë veç shkëndija që zhduket lehtë –
nuk do të jem unë ai që do të dalë  nesër në gazeta,
por ajo tjetra aty pranë, me defekt motori.

M I Q V E
Të njohur me hapësirat
nga toka deri te yjet,
po humbasim në këtë hapësirë
nga toka deri te kryet.

Eshtë një dukuri ndërplanetare
kjo keqardhje deri në lotë.
Në rrugën nga një rremë drejt së vërtetës
ti pushon së qeni i ri.

Na bëjnë për të qeshur aeroplanët reaktivë,
kjo ndërprerje e heshtjes
mes fluturimit dhe zërit
– si rekord i botës.
Ka pasur fluturime më të shpejta.
Zëri i tyre i vonuar
na shkul nga gjumi
tash pas shumë vitesh.

Përhapet klithma:
Jemi të pafajshëm!
Kush po thërret ? Rendim.
hapim dritaret.
Befas ndërpritet zëri.
Pas dritareve yjet
po rrëzohen si pas të shtënave
suvaja po bie nga muri.

N J E R E Z  M B I  U R E
Një planet i çuditshëm dhe të çuditshëm këta  njerëz mbi të.
I nënshtrohen kohës,por nuk duan ta njohin atë.
Kanë mënyra për të shprehur kundërshtimin e tyre.
Bëjnë figura si për shembull kjo.

Asgjë e veçantë në vështrim të parë.
Duket ujët.
Duket njëri prej brigjeve të saj.
Duket një barkë që mezi po lundron në atë rrymë.
Mbi ujët duket një urë dhe mbi urë duken njerëz.
Duken qartë njerëzit tek shpejtojnë hapin,
se pikërisht nga re e errët
filloi të bjerë një shi i vrullshëm.

Gjithë puna është që më tej nuk po ndodh asgjë.
Reja nuk ndryshon ngjyrë as formë.
Shiu as nuk shtohet, as nuk pushon.
Barka po lundron pa u tundur.
Njerëzit  vrapojnë mbi urë
pikërisht atje, ku sapo kishin qenë.
Vështirë të shmangësh këtu një koment.
Kjo nuk është aspak një pamje e pafajshme.
Këtu koha u ndal.
Nuk merreshin parasysh ligjet e saj.
U hoq ndikimi në rrjedhën e ndodhive.
Atë e shpërfillën dhe e fyen.

Për çështjen e atij rebeli,
një farë Hiroshige Utagaëy,
(kjo qenie, e cila së fundi
prej kohësh dhe siç i takonte u zhduk),
koha u pengua dhe ra.

M B R E M J A  E  A U T O R I T
O Muzë, të mos jesh boksier kjo është si të mos jesh fare.
Ti na i kurseve atë publik që po klith.
Në këtë sallë janë dymbëdhjetë vetë,
tashmë është koha të fillojmë.
Gjysma ka ardhur, se po bie shi,
të tjerët janë kushurij. O Muzë.

Grave gati t’u bjerë të fikët në këtë mbrëmje vjeshte,
kjo u ndodh,vetëm në ndonjë ndeshje boksi.
Skena danteske ndodhin vetëm atje.
Edhe ngritja në qiell.O Muzë.

Të mos jesh boksier,të jesh poet,
me vendim dënimi për punë të rënda,
nga që nuk ke muskuj atëhere t’i tregosh botës – në rastin më fatlumë –
lëndën që do të lexohet në shkollë
o Muzë.O Pegaz,
o ëngjëll kali.

Në atë radhën e parë ai plaku po sheh një ëndërr të ëmbël
që gruaja e ndjerë u çua nga varri dhe
po i pjek  plakushit një kek me kumbulla.
Në atë zjarr, por jo të madh, se keku përzhitet,
le të fillojmë leximin.O Muzë.

ALLEGRO  MA NON TROPO
Je e bukur – i them jetës –
më bujare nuk mund të ishje,
më shumë zhaba dhe bilbila,
më shumë milingona dhe fara.

Përpiqem t’i pëlqej atij,
t’a miklojë, t’a shoh në sy.
Unë përherë e para i gjunjëzohem
me një shprehje përuljeje të fytyrës.

I pres rrugën nga e majta,
i pres rrugën nga e djathta
dhe çohem e ngazëllyer
dhe rrëzohem nga habia.

Sa fushor është ky kalë,
sa pyjore është kjo boronicë –
kurrë nuk do t’a besoja,
nëse nuk do të kishja lindur !
Nuk gjej – i them jetës –
me çka do mund të të krahasoja.
Askush nuk bëri dot një tjetër boçë pishe
as më të mirë as më të keqe.

Unë lëvdoj bujarinë,aftësinë për ide,
gjallërinë dhe saktësinë,
dhe  çfarë tjetër – dhe çfarë më tej –
magjinë,shtrigërinë.

Madje vetëm për mos lënduar,
mos zemëruar,mos shpërthyer.
Nga aq qindra mijëvjeçarë
ju mikloj buzagas.

*Përktheu Pandeli Çina


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.