Tech

VIDEO/ Shiko fjalimin e Berishës për dashurinë, që u duartrokit nga deputetët e PS dhe gajasi Ilir Metën

22:40 - 22.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kurrë ndonjëherë deputetët socialistë nuk kishin qeshur kaq nga fjalët e Sali Berishës. Ilir Meta ulur në postin e Kryetarit të Kuvendit ka qeshur me të madhe me fjalët e Berishës, që me një fjalim të shkurtër i ktheu përgjigje Ben Blushit, duke shpëtuar Edi Ramën. Berisha foli si mjek, kur tha se Ben Blushi është xheloz për atë që ka arritur Rama në politikë. “Doktori” shkoi më tej duke analizuar xhelozinë, si një ndjenjë që lind nga dashuria.

Më poshtë fjalimi i plotë:

“Ishte një marrëveshje, pas të cilës u tha se nuk do të kishte asnjë fjalim dhe unë do t’i përmbahem. Nuk do të komentoj marrëveshjen, se ajo është një win win story. Jam mjek dhe nuk më shqit asgjë nga psikologjia. Duke të të dëgjuar ty, konstatoj një xhelozi të papërmbajtur.

Xhelozia është sentimenti që lind në dashuri dhe i cili provohet nga frika se personi i dashuruar preferon tani dikë tjetër.

Këshilla ime, se njerëz jemi ne, ne njerëz të mjerë jemi, këshilla ime prap medikale për ty është kjo, se më përmallove kur citove Nolin se aty thashë, t’u ka duk vetja Fan Nol.

Mos harro asnjëherë se dashuria lind xhelozinë, por xhelozia shkatërron dashurinë. Prandaj me karar Blush, se mund të kthehesh aty nga dole”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.