Speciale

VIDEO/ Speciale, 5 vjet nga Tragjedia e Himarës

14:03 - 22.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play





Enrik Mehmeti
Sa herë që dikush kalon në drejtim të Himarës dhe anasjelltas ,një pllakatë mermeri me shumë emra përsipër tërheq vëmëndjen . Është pika ku ra autobusi i tragjesë së “Qafës së Vishës ,atje ku humbën jetën 13 të rinj ,ku 11 prej tyre studentë vajza të universitetit Aleksandër Xhuvani dhe 2 viktima të tjerë,shoferi i autobusit si dhei fejuari prej vajzave  ,“Ka qënë ora rreth 16 e 15 minuta kur autobusi i studentëve po ecte në drejtim të Himarës ku destinacioni përfundimtar do të ishte Saranda.Pikërisht në dishezën e Vishës shoferi i autobusit ,humbi kontrollin e mjetit duke rënë poshtë.

Autobusi u rrokullis dy herë dhe ra në një përrua të tharë posht qafës së Vishës ku dhe ngeci mes shkëmbinjve.Shoferën dhe pasagjerët e një  tjetër autobusi që gjendej pas atij të studentëve që ra panë skenë por nuk u ndalën për të dhën ndihmë por njoftuan banorë të zonës për aksidentin . Të parët që e pikasën aksidentin ishin vëllezrit Theodhori të cilët kanë dhene ndihmën e parë për të shpëtuar të rinjtë.“

“Gjatë kohës që po kryeshin operacionet e shpëtimit dhe ato të dergimit të të plagosurave në drejtim të spitalit të Vlorës dhe Tiranës , Gazetari i News 24 Enrik Mehmeti ishte i pari që transmetoi pamjet nga vendngjarja nëpërmjet rrjetit celular,metod e pa përdorur më parë për transmetimet televizive   ku edhe pse jo një video shumë cilësore ,tregonte atë që po ndodhte realisht. Himara u kthye brënda disa orësh në një qëndër të madhe shëndetësore ku infermierët ishit banorët që në një mënyrë apo në një tjetër jepnin ndihmat e tyre.

Nga Vlora u nisën të gjitha ambulancat e mundshme por edhe makina private për të transportuar të plagosurit ndërsa forcat zjarrëfikëse vazhdonin të kërkonin për të plagosur posht rrënojave të autobusit i cili ishte shpërfytyruar për shkak të përplasjes,nga ana tjetër nga Tirana vajzat që ishin në gjëndje më të rëndë u transportuan me helikopter  .Edhe pse qëndra shëndetësore e himarës nuk kishte kapacitete për shkak se përdoret vetëm për sezonin veror ,i improvizuan menjëherë shtretër për të plagosurat përpara se të dergoheshin në spitalin e Vlorës apo atë të Tiranës.Qëndra Shëndetësore u kthye në vëmëndje maksimale nga kushdo dhe stafi i pakt shëndetësor mundohej që të mjekonte cdo të plagosur ku numri i kalonte 20.  “Në kohën e ngjarjes ,bashkia drejtohej nga i njëjti kryebashkiak që është dhe sot , Gjergji Goro ,i cili tregon atë cfar ka përjetuar në atë ditë të vështire dhe të tjera që pasuan .““Cfare ka ngelur sot si shenjë e asaj tragjedie ?I vetmi kujtim është memoriali i vendosur në kujtim të viktimave kur her pas herë familjarë vendosin lule apo ndonjë send tjetër personal të tyre në kujtim të të dashurve të tyre. Autobusi u ruajt për dite me radhë nga policia për sa kohë u quajt provë materiale ndërsa më pas ajo që ngeli prej tij u morr nga rrjedha e përroit i cili gjatë kohës së shirave bëhet i rrëmbyeshëm


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.