Tech

Ligji për reklamat gjatë fushatës, reagon shoqata e medias: Shkelje e lirisë së mediave

16:21 - 23.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas miratimit të djeshëm të ligjit në Kuvend si pjesë e e marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste ku detyrohen televizionet private të transmetojnë reklama falas për partitë politike gjatë fushatës elektorale, shoqata e mediave elektronike ka reaguar.

Sipas kësaj  marrëveshjeje mes PS dhe PD, televizionet private duhet të transmetojnë 90 minuta reklama falas për partinë më të madhe të shumicës parlamentare, 45 minuta reklama falas për partitë e tjera parlamentare si dhe 10 minuta reklamë falas për partitë jo parlamentare, përgjatë fushatës elektorale. Shoqata e mediave elektronike thotë se ky ligj bie ndesh me dispozitat ligjore.

Më poshtë reagimi i plotë

Me forcen e kartonave, dje, partite e mazhorances se re, kane miratuar ne parlament nje amendim te ligjit per partite politike i cili i detyron radiotelevizionet private te transmetojne falas reklamat e partive politike gjate fushates elektorale. Ky ligj eshte miratuar ne shkelje flagrante te Kushtetutes e cila garanton lirine dhe mbrojtjen e prones private ne Shqiperi. Gjithashtu bie ndesh hapur me dispozitat e Kodit Zgjedhor ne fuqi, i cili ka percaktime te tjera per reklamat ne fushaten zgjedhore. Ky ligj, eshte rasti i vetem ne bote qe u jep te drejte partive politike te detyrojne mediat e lira dhe private t’u bejne sherbim falas.

Shoqata jone, e konsideron dhunim te hapur te prones private dhe shkelje flagrante te lirise se mediave ne Shqiperi. Ky akt banditesk, eshte nje grabitje me ligj e financave te radiotelevizioneve private ne interes te ngushte te partive politike.

Shoqata jone, u ben thirrje te gjithe radiotelevizioneve ne Shqiperi, te mos e njohin kete ligj grabitqar, te hartuar dhe miratuar ne kundershtim flagrant brenda nje mbasditeje, pa u respektuar procedurat parlamentare per hartimin dhe miratimin e ligjeve, pa u degjuar me pare aktoret e interesit dhe ne fshehtesi te plote edhe te vete deputeteve te cileve u eshte vene ne tavoline vetem pak minuta para votimit.

Ne u bejme thirrje mediave te respektojme dispozitat e Kodit Zgjedhor ne fuqi, i cili prevalon mbi cdo ligj tjeter gjate fushates zgjedhore.

Shoqata e Medive Elektronike u ben thirrje mazhorances se re PS-PD, te respektoje dizpozitat e Kodit Zgjedhor ne fuqi sa u perket transmetimit te reklamave ne radiotelevizionet private. Reklama falas nga nje biznes privat nuk mund te kete.

Ne rast se partite nuk kane arritur ti bejne kaq leke, ose nuk duan ti tregojne leket qe kane bere gjate ketyre viteve ne pushtet dhe opozite, te pranojne me ligj apo VKM qe leket e reklamave te tyre ti paguaje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sic kane propozuar me pare.

Ne rast refuzimi, Shoqata do ta padise kete ligj ne Gjykaten Kushtetuese dhe do ti drejtohet gjithe institucioneve nderkombetare dhe atyre te mbikqyrjes zgjedhore, duke e denoncuar si akt i grabitjes se prones private ne kundershtim flagrant me cdo norme nderkombetare te funksionimit te lirise se prones private dhe lirise se Mediave.

Radio-televizionet e kane te pamundur te financojnë apo sponsorizojnë partitë politikë në Shqipëri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.