Speciale

VIDEO/ Berisha poston “foton perverse” të Erion Veliajt… Por, a është një fotomontazh?

13:03 - 23.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një foto e çuditshme ka qarkulluar dje në “web”, pamje që ka kapur vëmendjen edhe të ‘qytetarit dixhital’.

Ish-kryeministri Berisha, e ka ripostuar këtë foto dhe ka shpërthyer me fyerje ndaj kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Berishës, “lal plehu është pedofil” që poston të tilla pamje dhe ka ngritur një lojë të tillë për fëmijët.

E vërteta është që foto e lodrës së papërshtatshme, nuk ndodhet aktualisht në “Facebook”-un e Veliajt, por Berisha thotë që kryebashkiaku e ka fshirë më vonë postimin.

STATUSI I BERISHES

Berisha e ka akuzuar Veliajn, duke u kërkuar prindërve që t’i mbajnë fëmijët larg prej tij. “Lal plehu pedofil. Ruani femijët prej tij!”, – ka shkruar Berisha në rrjetin social “Facebook”.

Një status i Erion Veliaj ditën e djeshme: “Çuf Çuf, kalamaja erdhi treni”, duke e shoqëruar edhe me foto, nuk ka kaluar pa u komentuar. Qytetari dixhital i ka shkruar Berishës se ai e hoqi postimin më vonë, ndërsa e cilëson si rrezik për fëmijët. “Shpërfaqja e tij prej një manjaku pedofil në parkun e fëmijeve”, – thuhet në mesazhin e dërguar Berishës nga qytetari dixhital.

VIDEO NE INTERNET

Ndërkohë, një video po qarkullon në internet, një video që është “upload”-uar në vitin 2008 ku shihen disa fëmijë që luajnë më lodrën e papërshtatshme. Pamjet nuk janë në Shqipëri, por ngjashmëria është e jashtëzakonshme. Dyshimi është se dikujt i ka vajtur mendja të bëjë një fotomontazh dhe pre’ e kësaj loje ka rënë edhe “qytetari dixhital”.

Të vërtetën askush s’e di me siguri, por shikoni dhe vlerësoni vetë pamjet e mëposhtme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.