Kryesore

Tërmet 4.4 ballë në Veri, lëkundjet ndihen në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit. Emergjencat civile japin detajet

12:34 - 24.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sot në të gjithë vendin, rreth orës 12:30. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë,Elbasan, Krujë, Laç, etj. Epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Bulqizës dhe është ndjerë shumë edhe në Peshkopi. Në Bulqizë, nxënësit kanë dalë jashtë nga shkolla.

Tërmeti ka qenë me magnitudë relativisht të ulët, 4.4 ballë i shkallës Rihter. Një tjetër tërmet e ka patur epiqendrën në fshatin Vinjoll, bashkia Mat.

Emergjenca Civile jep detajet 

Sot, në ora 12:30:59, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.4 shkalla Rihter, e përafërt me 5 – 6 Ballë me epiqendër në fshatin Vinjollë, bashkia Mat, 13 km Veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në Juglindje të qytetit Burrel.

Sipas informacioneve të marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore Bulqizë, Burrel, Klos dhe Peshkopi, nuk ka dëme në njerëz dhe banesa.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë lehtë në territoret e qarkut Tiranë, Dibër dhe Elbasan.

Specialistët e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave civile po mbajnë  kontakte të vazhdueshme me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe strukturat e Shërbimit të Emergjencave Civile, Policisë dhe Zjarrfikëseve.

TERMETET E DITES SE SOTME
Data: 24/05/2017
Ora: 10:30:59
M=4.4
Place: 13 KM ne Veri-Perendim te Bulqizes. 39 Km Veri-Lindje te Tiranes
41.6° N, 20.16° E
Thellësia: 2 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 10:16:22
M=2.9
Place: 10 km VP Bulqizes
41.58° N, 20.2° E
Thellësia: 1 KM

Data: 24/07/2015
Ora: 08:50:40
M=2.3
Place: Vinjoll, Burrel
41.58° N, 20.17° E
Thellësia: 1 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 08:04:50
M=2.5
Place: 6 km VL Bulqize
41.52° N, 20.27° E
Thellësia: 19 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 06:39:10
M=2.3
Place: 9 km JL Vinjoll, Burrel
41.54° N, 20.22° E
Thellësia: 7 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 06:08:00
M=2.2
Place: Vinjoll, Burrel
41.6° N, 20.18° E
Thellësia: 1 KM

Data: 24/05/2017
Ora: 02:17:24
M=2
Place: 10km P Ballsh.
40.62° N, 19.87° E
Thellësia: 2.5 KM

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.