Tech

Fotot/ Nga plazhi me shokët tek kanabisi, njihuni me 22-vjeçarin që shpërtheu veten në terrorin e Mançesterit

13:45 - 24.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Fqinjët dhe shokët e përshkruajnë si një djalë të qetë, një nga ata që nuk ka shprehur kurrë interes për religjionin. Dilte me shokët, shkonte në plazh, madje disa herë ka tymosur kanabis”, thonë për Daily Mail, ata që e njihnin Salman Abedin, i riu që shpërtheu veten në Arenën e Mançesterit dy ditë më parë.




Në fotot e mësipërme, Abedi nuk është më shumë se 15 vjeç. Para shpërthimit, ai kishte pak ditë që ishte kthyer në Britani, nga Libia ku mendohet të jetë stërvitur nga xhihadistët.

Nga sulmi në Britani humbën jetën 22 persona dhe u plagosën 119 të tjerë, kryesisht të rinj të cilët ishin mbledhur në koncertin e këngëtares Ariana Grande. Kjo ngjarje ka tronditur jo pak Europën dhe sigurinë e saj.

ISIS ka marrë përsipër autorësinë për sulmin vrastar. Pas 2 ditësh, ka shkuar në 22 numri i viktimave nga sulmi terrorist në Mançester dhe 59 të plagosur. Situata ende është kaotike, pasi mes të plagosurve që u dërguan në spital shumë janë me plagë të rënda. Raportohet se shumica e viktimave nga sulmi janë fëmijë dhe adoleshentë. Më herët, zyrtarisht u theksua se: “Deri më tani kemi konfirmuar se 19 persona janë të vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur. Kjo është duke u trajtuar si incident terrorist, derisa policia të mësojë më shumë”, ka thënë policia në Mançester në Twitter.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të së hënës, vetëm pak kohë pas koncertit të këngëtares amerikane, Ariana Grande.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.