Horoskopi

Horoskopi i datës 24 maj 2017

07:43 - 24.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Do të jetë një ditë për bashkëbisedime dhe hapje zemre. Nëse një histori është ende në ekuilibër midis miqësisë dhe dashurisë, duhet të jeni ju ata do vendosni për rrjedhën e mëtejshme të gjërave. Beqarët do t’u përkushtohen romancave artistike.

DEMI

Do të keni tensione të vogla në familje. Do të ngushëlloheni duke blerë disa gjëra të vogla, libra të vjetër dhe gjëra kulturore për t’i koleksionuar. Do të bëni shumë shpenzime ushqimore sot, duke u treguar të kujdesshëm për atë që blini: shëndeti fillon që nga tryeza.

BINJAKËT

Brenda vetes keni forcën e dashurisë. Të qëndrueshëm dhe mendimtarë, do të jeni të aftë për të shprehur veten dhe të projektoni drejt së ardhmes. Do të flisni me butësi dhe me delikatesë; gjuha që përdorni është një gjuhë romantike që vjen nga zemra.

GAFORRJA

Është dita ideale për ata që kanë dëshirë të bëjnë punime: në shtëpi keni me të vërtetë shumë punë për të bërë. Mjetet dhe materialet do të jenë të kushtueshme, por do t’ia vlejnë. Edhe në zyrë atmosfera është e qetë; të gjithë mendojnë për punën e tyre, pa ndërhyrë në atë të të tjerëve.

LUANI

Me fëmijët adoleshentë nuk ka nevojë të mbani fjalime të gjata, ata ju kuptojnë menjëherë dhe në ditët e sotme edhe ju binden: po rriten me të vërtetë! Lexoni libra të mirë dhe do të keni shumë ide për të menduar: talenti krijues ka nevojë për ushqim.

VIRGJERESHA

Urani dhe Plutoni po ju shqetësojnë dhe nuk keni çfarë t’u bëni! Planetët e tjerë ruajnë paanshmërinë, por duke ju dhënë mbrojtje në angazhimet tuaja. Pozicioni i Diellit, Mërkurit dhe Neptunit do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj.

PESHORJA

Hëna miqësore në bashkëpunim me Plutonin, krijojnë situatën ideale për të bërë paqe me partnerin, nëse do të ishte e nevojshme, dhe t’i ktheni përsëri buzëqeshjen njëri-tjetrin. Mërkuri dhe Neptuni kundër, ndërkaq, kërkojnë sqarime: është thelbësore të përballeni me të vërtetën.

AKREPI

Të ndikuar nga tërheqja e Hënës, keni shumë dëshira, por të gjitha duket se nuk mund të arrihen në një kohë të shkurtër, dhe juve nuk ju pëlqen të prisni. Puna është e lodhshme, por ngushëlluese. Duke mos u ndalur së kërkuari, në horizont do t’ju shfaqet një dritëz.

SHIGJETARI

Dielli dhe Neptuni po ju përkëdhelin, të mbështetur së tepërmi nga Hëna, e cila u jep qëndrueshmëri ëndrrave tuaja. Zgjohuni, është ende mesi i javës, dhe puna po ju thërret! Për t’ia kaluar mirë duhet të prisni fundjavën.

BRICJAPI

Miqtë tuaj qiellorë janë Jupiteri dhe Urani, të cilët megjithatë, mes tyre grinden. Në majat e tyre Neptuni dhe Mërkuri ju krijojnë ndërlikime. Duke e pasur të vështirë të kuptoni se kush jeni dhe çfarë doni në të vërtetë, e keni të vështirë të mbani në kontroll emocionet.

UJORI

Do të jeni me miq dashamirës dhe përkrahës, me të cilët do të vendosni të organizoni një fundjavë të bukur. Mes artit dhe natyrës, me bashkëpunues është edhe më e lehtë. Shpenzime të paparashikuara në punë: kompjuteri dhe printeri kanë nevojë për ndërhyrjen e një tekniku.

PESHQIT

Hëna është dembele sot përkundër Plutonit që ju ka në vëmendje. Partnerin do ta keni shumë të dashur, por sot me kujdesin që do të tregojë do t’ju bezdisë. Qëndrueshmëria fizike dhe gjallëria mendore varen edhe nga ajo çfarë hani: kujdesuni për dietën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.