Speciale

VIDEO/ Atentati, ekzekutohen drejtori i OSHEE-së së Vlorës dhe biznesmeni i njohur

22:43 - 24.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Enrik MEHMETI 

 

Drejtori i OSHEE-së së Vlorës, Roland Saliu dhe një biznesmen i njohur në këtë qytet, Erven Hyseni u qëlluan me breshëri automatiku teksa pinin kafe në verandën e lokalit të këtij të fundit.

Nga të shtënat, Saliu gjeti vdekjen në vend, ndërsa pronari i hotel Vlorës dhe televizionit “Vlora Channel”, Erven Hyseni, humbi jetën me vonë në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Hyseni dyshohet të ketë qenë dhe objektiv i atentatit.

“Rreth orës 19:40, në “Sheshin e Flamurit” Vlorë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali. Për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 shtetas: 1- R.S., Drejtor i OSHEE-së 2- E.H., i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Vlorë”, tha policia.

NGJARJA

Dyshohet se kreu i OSHEE-së mund të ketë qenë viktimë e rastësishme. Së bashku me Hysenin kanë qenë duke pirë kafe në tavolinën e lokalit në pronësi të Hysenit.

Në atë moment ka ardhur një mjet me xhama të errët dhe ka ndaluar duke shtënë me automatik.

“Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali aty pranë sheshit, ku autorët pasi kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar “Automatik” janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”, tha policia.

Policia ka sekuestruar kamerat për të mbikqyrur lëvizjet që janë bërë në zonë. Një orë më vonë është gjetur i djegur një mjet në Panaja, i cili dyshohet se u përket atentatorëve.

Blutë kanë ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

GJENDET MAKINA

Policia e Vlorës bën me dije se në afërsi të Panajasë, pranë mbikalimit, është konstatuar një mjet tip “BMV” me targë AA 348 PC, i cili kishte marrë flakë.

Për shkak të ndërhyrjes së zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit dhe për pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht. Dyshohet se mund të ketë lidhje me vrasjen. Blutë po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.