Show-Bizz

VIDEO/ Incidentet në aeroport, Melania e shtyn 2 herë, refuzon t’i kapë dorën Donald Trumpit

14:33 - 24.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Që marrëdhënia e tyre nuk është shend e verë kjo dihet. Por tani, Melania Trump nuk dyzohet as ta refuzojë në publik bashkëshortin e saj.

Çifti presidencial amerikan ka nisur një tur vizitash nëpër botë. Ata ishin në Arabinë Saudite dhe më pas në Izrael. Duke ecur para togës së nderit në Tel Aviv, në një moment, Donald Trump tenton pa sukses t’i kapë dorën bashkëshortes së tij.

Siç shihet në videon e mëposhtme, Zonja e Parë ja ka shtyrë dorën presidentit të SHBA. Kjo ndodhi të hënën në aeroportin Ben Gurion në Izrael. Një moment i sikletshëm për presidentin amerikan.

Sot, avioni “Air Force One”, mbërriti në Romë ku çifti presidencial u prit në një seancë të veçantë nga Papa Françesku. E njëjta skenë si në Tel Aviv u përsërit në Fiumiçino.

FOTOGRAFITE 

Vizita në Izrael

Vizita në Itali

Sipas mediave britanike, ideja e presidentit Trump me vizitat ne Arabine Saudite-Izrael-Itali, ka qene qe ai te jepte mesazhin se di te komunikoje me tre religjionet e medha: islamin, judaizmin dhe katolicizmin.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.