Tech

Largimi nga PD/ Flet Eduart Ndocaj: Ika sepse kishte shumë komunistë aty brenda

21:34 - 25.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas lajmit se Eduart Ndocaj nuk do të jetë pjesë e listave të PD-së, ka reaguar vetë deputeti. Në një prononcim për GSH.al, ai shprehet se është larguar nga Partia Demokratike, pasi kjo parti kishte shumë komunista. Si një ish-i përndjekur që u rikthye në partinë e djathtë, Ndocaj shprehej se s’kishte vend për të.

“Basha nuk zgjodhi deputetin e popullit, por vendosi të mbështesë dhe të fusë në lista disa të “tjerë” kryetarë të partive aleate, që i kanë partitë SHPK e s’kanë elektorate.  Në cilësinë e kryetarit të Partisë Bashkimi Demokristian, si një ish-i përndjekur vendosa të rikthehem në PD dhe të mbështes z. Basha dhe PD-në, jo për të marr pushtet, por për kauza të drejta si zgjedhje të lira dhe dekriminalizimin e plotë të politikës. Këto beteja i kam mbështetur vazhdimisht si deputet duke i quajtur nga foltorja e Parlamentit “deputetë mielli”. Basha vendosi të fusë të gjithë kryetarët e partive parlamentare në listat fituese.

Në fakt disa prej tyre janë SHPK dhe pa elektorat, por deputetë të dalë nga listat e PD-së. Zgjedhja e Bashës u respektua nga unë. Por u largova nga Partia Demokratike sepse kishte shumë komunistë aty brenda dhe vendosa të dal me kandidatët e mi në 12 qarqe. Këto janë kosto që do i marr PD-ja dhe rezultati im do të jetë surprizë në Lezhë, sepse zyrtarisht sot jam e vetmja opozitë”, tha Ndocaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.