BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Bulku merr leksione politike nga Bumçi, Bode e Ruli shkrihen së qeshuri. Për Majlindën sipas vendit bëhet dhe kuvendi

16:00 - 26.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Bulku merr leksione politike nga Bumçi, Bode e Ruli shkrihen së qeshuri….

Bulku merr leksione politike nga Bumçi
Ish-ministri i Drejtësisë dhe njëherësh kreu i ri i PD-së, Aldo Bumçi, nuk kishte si të mungonte në mitingun e partisë ende në pushtet, si një ndër figurat dominuese të saj. Por sigurisht, eksperienca e tij në politikë por dhe në organizime të tilla nuk i shërben vetëm prezencës, por edhe miqve të tij që tashmë janë në hapat e para si kolegë. Kështu, një bisedë me kandidaten më të re, artisten simpatike Rajmonda Bulku, duket interesante. Vallë po i thotë se Bulku ka qenë gjithnjë aktorja e preferuar, apo po e udhëzon në profesionin e ri, që ajo tashmë i ka hyrë dhe nuk dihet si do përfundojë….?





Berisha-Thaçi festojnë, Basha larg me telefon…
E kanë trembur akuzat ndaj tij për ‘vjedhje masive fondesh’ për rrugën Durrës-Kukës, apo ka përfituar nga një telefonatë për t’iu larguar syve? Ministri aktual i Jashtëm, Lulzim Basha është kapur nga paparaci duke folur në telefon, ndërsa ‘udhëheqësi’ i tij, kryeministri Sali Berisha së bashku me kolegun kosovar, Hashim Thaçi festonin çarjen e tunelit që lidh skajet e rrugës. Ndoshta e ka kuptuar se s’mund të binte në sy mes ‘festuesve’ kur emri i tij përflitet në një arkiv të tërë dokumentesh për përfitim fondesh, ose ndoshta ka pasur ndonjë tjetër ‘hall’ për të zgjidhur sa është ende në detyrë. Kushedi se si mund të ndryshojnë gjërat pas 28 qershorit, fundja pse të mos përfitojë ende nga ‘hallet’?


Sipas vendit bëhet kuvendi
Shprehjet popullore kot nuk kanë lindur. Siç është vendi duhet të vishesh e të flasësh. Ministrja e Integrimit e ka kuptuar fare mirë këtë mesazh. Gjatë çarjes së tunelit, ajo ka preferuar të jetë përveçse e stiluar sipas vendit, por edhe të mbrohet, pse jo nga ndonjë incident i paparashikueshëm. Menjëherë sapo ka mbërritur, ka vënë në kokë kapelen mbrojtëse, e cila s’mund t’i ruajë dhe modelin e flokëve për të cilat ajo kujdeset gjithnjë. Sa ruhet edhe kjo Bregu?!


Bode e Ruli shkrihen së qeshuri….
Të bëjnë vërtet për të qeshur, po çfarë ka për të qeshur? Shiu që po bie gjatë mitingut të hapjes së fushatës së PD-së, apo njerëzit të kthyer si pula të lagura nga rrebeshi? Dy ministrat e kabinetit ‘Berisha’ nuk kanë mundur t’i rezistojnë tundimit për të shprehur humorin e tyre, i cili nuk i ka shpëtuar as paparacit tonë. Këtej Bode e Ruli qeshnin nga njëra anë, nga ana tjetër kryetari i tyre shpejtonte të përfundonte fjalimin 50-faqesh të parashikuar, por tashmë të reduktuar në vetëm 2 të tilla, për shkak të shiut që nuk e la të zgjatej më.

Ky shkrim u botua më 6 Qershor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.