Kryesore

“Orët e fundit” të Bashës, takimet e kryedemokratit para dorëzimit të listës

16:58 - 26.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Edhe pak orë i kanë mbetur kryedemoraktit Lulzim Basha për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputet në KQZ. Ashtu si shprehen dhe burime pranë selisë blu, përgjatë këtyre orëve Basha ka pasur takime të shpeshta me krerët e PD-së nëpër qarqe.

Prej katër ditësh Lulzim Basha mungon edhe në daljet televizive, pasi e gjithë koha dhe energjitë e tij janë përkushtuar për hartimin e listës së kandidatëve. Pas prishjes së marrëveshjes me disa nga aleatët e tij, mbetet për t’u parë se kush nga aleatët ka arritur të fitojë një vend të sigurt në listën që kryetari Basha pritet të shpallë në orët në vijim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.