BLUETOOTH

Zbulohet ish-i dashuri i Fiorentinës jashtë shtëpisë së “Big Brother”

11:00 - 27.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Enida HIMAJ

Fiorentina dhe Olsi janë ndër çiftet më të komentuara përgjatë këtij “Big Brother”-i. Dy të rinjtë janë njohur pak kohë më parë, por mesa duket marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë është konsoliduar edhe më shumë, pavarësisht xhelozive dhe debateve të shumta. Sa i përket jetës jashtë shtëpisë, deri më sot është diskutuar Olsi, si një djalosh i njohur në jetën e natës. Deri më sot asgjë nuk është diskutuar rreth jetës që Fiorentina bën jashtë. “Bluetooth” ka mundur të mësojë për një lidhje të dështuar të vajzës nga Tirana. Burime pranë banores bëjnë me dije se Fiorentina dhe djaloshi që shihni në foto kanë pasur një marrëdhënie të gjatë para se gjërat të ftoheshin mes tyre dhe çifti ta linte marrëdhënien pezull për disa kohë. Por duket se përgjatë kësaj kohe Fiorentina ka njohur Olsin, duke e quajtur të mbyllur historinë e saj të gjatë. Me aq sa kemi mundur të mësojmë, lidhja e banores me djaloshin në foto ka qenë një raport i konsoliduar, duke ndenjur për shumë kohë së bashku. Nuk dihen ende arsyet që çifti ka vendosur të mbyllë këtë histori, por nga ajo që shohim në “Big Brother”, Fiorentina duket shumë e dashuruar me Olsin. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë lidhja e saj me Olsin, pasi të kenë mbyllur aventurën e tyre 100-ditore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.