SPORT

Zhgënjen Tirana, për herë të parë në histori në Kategorinë e Parë

19:53 - 27.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në përfundim të gjysmës së kampionatit asnjë mendje e krisur nuk mund të mendonte se Tirana këtë sezon do linte kategorinë Superiore, por e paparashikuara ka ndodhur.

Bardheblutë për herë të parë sezonin e ardhshëm nuk do jenë pjesë e “Superligës” pasi nuk arritën të fitonin në ndeshjen e mbijetesës kundër Vllaznisë duke u ndalur me rezultatin 0-0.

Në takimet tjera që ndikonin me këtë verdikt të hidhur për kampionatin shqiptar ku u rrëzua 24-r herë kampionia e vendit, Laçi dhe Flamurtari kanë bërë detyrën duke mposhtur kundërshtarët respektivë si Teuta dhe Korabi.

Pas 36 javësh, Tirana u rendit e 9-ta me 38 pikë, 1 më pak se Laçi, Flamurtari dhe Teuta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.