Show-Bizz

Fotot/ Kristina Neranxi ditëlindje dhe “BabyShower” në një ditë, zbulohet emri i djalit

14:27 - 28.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mbrëmja e djeshme ka mbledhur në një prej ambienteve më të bukura të Tiranës, miqtë më të dashur të sipërmarrëses Kristina Neranxi.

Kanë qenë rreth 50 persona të cilët janë bërë pjesë e dy festave të Kristinës, ditëlindjes dhe “BabyShower”-it. Ajo është në pritje të djalit të saj të parë.

“Gabriel” do të quhet fruti i dashurisë së tyre, që në hebraisht nënkupton shprehjen “Zoti është forca ime”, ndërsa në kultura të tjera njihet si engjëlli i dërguar prej tij.

Me ardhjen e të ftuarve të parë nisën të zbuloheshin edhe dhuratat. Shumica prej mysafirëve i kishin përqendruar të gjitha energjitë në zgjedhjen e një dhurate sa më të bukur për Gabrielin, që pritet të vijë në jetë pas pak javësh.

Ajo që ra në sy që në fillim ishte një kompozim me 1000 trëndafila nga babi i Grabielit për mamanë e ardhshme Kristinën, në të cilat shkruhej emri i saj dhe i djalit që pritet të lindë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.