AKTUALITET

Arrestohen 4 persona, u përleshen para komisariatit për çështje pronësie  

10:05 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një sherr masiv për motive pronësia ka çuar në arrestimin e 4 personave në Ksamil të Sarandës.

Sipas policisë në pranga kanë rënë: F. Pollo, 38 vjeç, D. Pollo, 40 vjeç, K. Ziflaj, 33 vjeç si dhe A. Ziflaj, 28 vjeç, të katërt me banim në Ksamil.

Të njëjtat burime theksojnë se sot shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin (të ndarë në dy palë) janë konfliktuar për motive pronësie në Ksamil dhe pasi janë shoqëruar për në Komisariatin e Sarandës kanë filluar të konfliktohen fizikisht duke u kanosur para ambienteve të policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Dëmtime të tjera me dashje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.