LIFE STYLE

Efektet kurative të arrave, ja disa receta popullore

08:36 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat jeshile, lëvorja e degëzave, lëvorja e trungut, buka e arrës dhe lulet. Fruta e arrës përmban lëndë yndyrore, të cilat në frutat e thata arrijnë deri 60 për qind. Ato përmbajnë gjithashtu albumina, karbohidrate dhe sasi të konsiderueshme kripërash minerale si: fosfor, kalium, kalcium etj. Përmban mjaft vitamina, posaçërisht frutat e freskëta siç janë vitaminat C, B, P, A; vajrat eterike dhe lëndët ngjyruese. Arrat përdoren për pastrimin e gjakut dhe lëkurës, kundër diarresë, infeksioneve, rënies së flokëve etj. Për pastrimin e gjakut merren 2-4 gramë gjethe të thërrmuara dhe lihen për 12 orë në 150 gramë verë të bardhë. Lëngu i fituar pihet njëherësh esëll. Kundër diarresë përdoret me efekt dhe lëngu i luleve mashkullore të arrës. Për këtë merren 5-10 gramë lule mashkullore dhe zihen në 200 ml ujë. Pihen sa herë paraqitet nevoja, nga një gotë çaji për të rriturit dhe nga një gotë likeri për të vegjlit. Çaji i gjetheve të arrës rekomandohet për kurimin e plagëve të gojës, kundër infeksioneve të kanalit vaginal, për ruajtjen e butësisë së lëkurës së trupit dhe sidomos të fëmijëve.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.