AKTUALITET

EMRI/ I bëri presion të martohen duke e marrë për 5 ditë në shtëpi, arrestohet 27-vjeçari nga Kukësi

10:31 - 29.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi ka përndjekur një 21-vjeçare. Ka qenë kjo e fundit që e ka denoncuar Pajtim Kolgjinin, për dhunë fizike dhe psikologjike.

Në bazë të dëshmisë të së resë, shtetases me iniciale S.L, Kolgjini e ka detyruar të shkojë në automjet me të dhe më pas e ka dërguar tek banesa e tij, ku për pesë ditë e ka mbajtur në banesën e tij, duke i bërë presion, me qëllim që të martohen.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.05.2017, specialistët e Seksionit për  Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan  në flagrancë shtetasin:

-Pajtim Kolgjini, 27 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i këtij shetasi u bë pasi, ka bërë kallëzim shtetasja S.L., 21 vjeçe, banuese në Dibër, se ky shtetas më datën 23.05.2017, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, duke e detyruar që të shkojë në automjetë me të dhe më pas e ka dërguar tek banesa e tij,  ku ka pesë ditë që e ka mbajtur në banesën e tij, duke i bërë presion, me qëllim që të martohen.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Përndjekja” parashikuar nga neni 121/a i K.Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.