Show-Bizz

Gafa e YFSF, reagon Beatrix Ramosaj për fituesin pa kupë

18:25 - 30.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mbrëmjen e djeshme ndodhi një ngatërresë në emisionin e njohur “Your Face Sounds Familiar” ku fitues u shpall këngëtari Valon Shehu, ndërkohë që fituesja e vërtetë ishte këngëtarja Beatrix Ramosaj.

Jo vetëm brëmjen e djeshme, por gjithashtu edhe gjatë gjithë ditës së sotme nuk ka patur asnjë reagim nga këngëtarja për atë çfarë ndodhi në finale, deri para një ore. Ajo ka publikuar një foto në Instagram së bashku me Valonin duke u shprehur se për një gabim kompjuterik iu rrëmbye fitorja.

Beatrix gjithashtu nuk la pa përmendur indinjimin e saj duke theksuar se nuk pati mundësinë të shijonte këtë fitore duke ngritur kupën siç i takonte asaj që e meritonte fitoren.

Statusi i plotë i Beatrix Ramosaj:

 

Mbreme ne fund te spektaklit YFSF ndodhi nje ngaterrese. Vleresimet nga juria per mua ishin:  Cani 10 pike, Olta 10 pike, Alberia 10 pike.  Nga votat e kolegeve (Shpat Kasapi; Valoni Shehu) une mora 10 pike = 40 pike ne total.  Nga nje gabim kompjuterik mua mu rrembye fitorja kur isha me 2 pike avantazh.

Me vjen keq qe kete fitore nuk e shijuam as une as Valon Shehu por une gjithsesi e ndaj fitoren me te. Falenderoj te gjithe fansat dhe publikun ne salle qe brohoriti emrin tim dhe qe me mbeshteten ne cdo menyre te mundshme dhe me dhuruan dashuri nga cdo cep i rrjeteve sociale.

Jam merzitur per dy gjera: – qe ndodhi keshtu me kolegun tim dhe – qe nuk mu dha rasti ta ngreja kupen tone (te fansave dhe timen) ne ate skene ku derdha kaq shume djerse dhe dhe investova emocione qe buronin nga thellesia e shpirtit.  Dhe cfare nenkuptoj me fjalen “Kupe” nuk eshte nje cope metali por eshte dashuria dhe vleresimi juaj. Gjithsesi, dua t’ju falenderoj dhe njehere per cdo sekond qe me keni kushtuar ne cdo forme. Ju dua! Do te ngrejme shume kupa te tjera dhe do t’i ngrejme se bashku. Ju premtoj!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.