SPORT

Zyrtare/ FSHF shtyn vendimin për çështjen “Skënderbeu”

16:46 - 30.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Komisioni i Disiplinës ka shtyrë për një datë tjetër vendimin për çështjen “Skënderbeu”. FSHF ka njoftuar shtyrjen e datës së vendimit për klubin korçar ndaj të cilëve ka mbërritur dosja e UEFA-s me aludimet për trukim ndeshjesh.

“Sot është mbledhur në FSHF Komisioni i Etikës i cili në mbledhjen e realizuar ka administruar provat dhe ka diskutuar për çështjen në tërësi, atë të dosjes “Skënderbeu”. Hetimi për këtë çështje vijon dhe data e mbledhjes së radhës është vendosur nga anëtarët e këtij Komisioni të  zhvillohet në datën 8 qershor”, thuhet në reagimin zyrtar të FSHF-së.

Ndërkohë që kujtojmë që disa ditë më parë ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika paralajmëroi një skenar ku përfshihej rrëzimi i Tiranës nga kategoria dhe më pas rrëzimi i Skënderbeut nga Komisioni i Etikës, pas urdhrit të UEFA-s.

Ende është për tu parë se çfarë vendimi do të merret nga anëtarët e komisionit të cilët po vazhdojnë hetimet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.