Media

Linda Rama pret mysafirët e Global Woman për një darkë ekskluzive në Pallatin e Brigadave

20:53 - 31.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Global Woman, nje oraganizatë e njohur tashmë në Londër dhe në gjithë botën e drejtuar nga shqiptarja Mirela Sula, e sjell Samitin e Grave këtë herë në Shqipëri.

Në datat 3-4 Qershor Tirana do të presë rreth 200 delegatë ku një pjesë e mirë janë mysafirë që po vijnë nga mbarë bota. Ndërkohë Mirela Sula ka konfirmuar se folësat dhe shumë delegate janë duke ardhur nga Amerika, Kina, Suedia, Anglia, Franca, Polonia, Zvicra, Hollanda, Serbia, India, Japonia, Peru dhe Kanada.

Zonja Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama do të hap samitin ditën e shtunë dhe njëkohësisht ka ftuar në një darkë ekskluzive të gjithë mysafirët e ardhur nga jashtë ditën e premte në Pallatin e Brigadave.

Pjesë e kësaj darke dhe folëse në samit do të jetë edhe personazhi i njohur i filmit “Sekreti”, Marie Diamond, si dhe shumë të tjerë, burra dhe gra të suksesshme në biznes dhe fusha të tjera të jetës.

Dy ditët e samitit do të jenë plot përmbajtje cilësore ku do të flitet për sekretet e suksesit, vetëzhvillimin dhe motivimin që njerëzit kanë nevojë të aplikojnë në mënyrë që të ndryshojnë jetën e tyre dhe të arrijnë cfarë dyan në jetë.

Folësit nga Shqipëria janë Ministrja e Urbanistikës dhe Zhvillimit zonja Eglantina Gjermeni, deputetja e PD Majlinda Bregu, si dhe bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës Anita Haradinaj etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.