Kryesore

“PD e ben te kryr pa fidhuar mir”, kandidati i PS shfajësohet për shqipen e keqe: Turpi për të gjallët është

12:18 - 31.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kandidati i PS për bashkinë e Kavajës, Dorjan Murati, u sulmua nga ndjekës të tij të shumtë në facebook pas publikimit të një statusi. Shkak nuk ishte përmbajtja, por drejtshkrimi.

Ndjekësit nxituan ta korrigjojnë në faqen “Drejtimi i Duhur për Kavajën, pasi panë një mori gabimesh drejtshkrimore. Shumë prej tyre e quajtën analfabet e injorant, që as nuk skuqet nga anaflabetizmi i tij.
“Jepi drejtimin e duhur vetes dhe fillo të mësosh të shkruash gjuhën shqipe, pastaj merru me Kavajën”, i shkruan njëri prej tyre.

Pas replikave të komentuesve, kandidati është shfajësuar: Kisha emocione, turpi për të gjallët është. Ai ka ndryshuar edhe foton e profilit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.