Media

“Bomba” e Ylli Rakipit: News 24 ka pasur reperkusione nga qeveria për qëndrimet e Lubonjës

21:30 - 01.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazetari Ylli Rakipi, drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit” bëri një akuzë të fortë ndaj qeverisë. Ai tha se televizioni ku shfaqet emisioni i tij, News 24, ka pasur reperkusione nga qeveria për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur analisti Fatos Lubonja. “Zoti Lubonja, pronari i televizionit ka pasur reperkusione të forta për shkak të qëndrimeve tuaja. Dhe këtë unë mund t’jua faktoj”, deklaroi Rakipi.

Ndonëse një prej demokrateve të vjetra Jozefina Topalli e ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 foli për lista që nuk reflektojnë demokratët, Lubonja thotë se ky nuk është problem, por problem është maxhoranca. Sipas tij në listat e PS-së ka 13 oligarkë dhe në listat e PD-së 3 të tillë.

“Në listat e PS-së ka 13 oligarkë, në listat e PD-së 3 dhe ne flasim për listat e PD-së”, tha Lubonja. Ndërsa gazetari Ylli Rakipi i ka tërhequr vëmendjen duke i kërkuar që të flitet për akuzat e Topalli dhe sa rrezikon PD në këto zgjedhje.

“Po flasim për PD, jo për listat e PS-së dhe do flasim kur të jetë kryeministri Rama këtu për listën e PS”, tha Rakipi duke njoftuar se më 15 qershor kreu i qeverisë do të jetë në studion e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.