SPORT

De Biazi pranë lamtumirës që në qershor, kontakte me dy klube kineze

09:06 - 01.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Aventura e Xhani De Biazit në drejtimin e Shqipërisë po vjen drejt fundit dhe nuk do të presë mbylljen e kontratës mes palëve kur përfundon edicioni i kualifikuesve të Botërorit 2018.

Sipas faqes së internetit të gazetarit italian të njohur për lajmet e merkatos, Alfredo Pedulla, De Biazi do të largohet që në javët e ardhshme nga drejtimi i Shqipërisë. Sipas saj, ai ka disa mundësi të ndryshme punësimi në klube të njohura në Europë.

Por njëkohësisht, tekniku i kuqezinjve ka tundim edhe nga dy oferta kineze që janë shfaqur gjatë ditëve të fundit. I njëjti burim sqaron se më shumë do të mësohet në mesin e muajit qershor, pasi trajneri të jetë shkëputur përfundimisht nga drejtimi i kombëtares.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.