Kryesore

Shkëlzen Berisha “mbron” LSI dhe ironizon Ramën: Ky e do timonin për vete, por…

13:15 - 01.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Eksponentë të ndryshëm të PS-së më shumë se një herë kanë deklaruar në fushatë se kjo parti synon të arrijë 71 mandate më 25 qershor. Duke përdorur metaforën e “makinës me 1 timon”, Rama dhe të tjerët janë bërë pjesë e batutave me LSI.

“Na duhet një votë që PS ta mbajë timonin vetëm. Se këtu, të gjithë çunat e laçit janë shofera pa marrë patenta, njësoj sikur ta kesh timonin në dorë dhe të ta luajë tjetri.

Kështu është edhe qeveria. Pastaj, se me kë bashkëudhëtojmë i takon të nesërmes. Sot na jepni votën, mos shihni partitë, por interesin tuaj, kush ua bën punën”, tha Rama nga Laçi.

Kryetari i Partise Lëvizja Socialiste per Integrim Vasili i ka kthyer pergjigje kryeministrit Rama dhe eksponenteve te tjerë të PS që kanë kerkuar nje tjetër 4-vjeçar, por pa LSI në qeveri.

Si sinonim të kësaj kanë përdorur termin ‘’makinë me një timon’’. Po ditën e sotme këtyre replikave iu është përgjgjur kreu i LSI-së Petrit Vasili.

‘’Tafmaja e makinës me një timon. Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonave. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu. Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994’’, shkruajti Vasili.

Deklaratat e fundit që ‘’nuk duam makinë me dy timonë’’, u bënë në një takim elektoralë në zonën e Petrelës ku për PS-në ishin të pranishëm Saimir Tahiri, Erion Veliaj dhe Xhemal Qefalia.

Në këtë debat ka ndërhyrë sot edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.