SPORT

VIDEO/ Tirana ngre trofeun e kupës, tifozët ruhen nga forcat speciale

14:35 - 01.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tirana ka ngritur dje trofeun e Kupës së Shqipërisë! Pas përjetimit të momentit më të keq të historisë së tyre, duke rënë nga kategoria për herë të parë në këto 78 vite kampionat, kanë arritur të thyejnë Skënderbeun. Takimi është ndjekur nga një numër i vogël tifozësh, ndërsa ultrasit bardheblu kanë braktisur takimin në minutën e 20-të në shenjë proteste ndaj presidentit Refik Halili.

GSH.al sjell momentet në “Elbasan Arena”, kur forcat speciale ruajnë tifozët, në momentin që futbollistët dhe stafi i F.K.Tirana e marrin trofeun e Kupës.

Të irrituar tej mase për rënien e skuadrës së zemrës në një kategori më poshtë, fansat bardheblu kanë refuzuar të festojnë edhe golin e parë me Edeh, ndërsa kanë shpalosur dhe koreografi e mesazhe për premtimet e pambajtura të presidentit Halili, duke e krahasuar këtë të fundit me Pinokun. Ndaj dhe nga frika se mos shkaktonin ndonjë trazirë në momentin e ngritjes së Kupës nga Tirana, ata pak ultras që ishin u ruajtën nga forcat speciale.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.